PREND BUZHALA:Mësimi i miqësisë
Faqja 1 e 1
PREND BUZHALA:Mësimi i miqësisë
Mësimi i miqësisë
(Ose mbi miqësinë mes shqiptarëve dhe amerikanëve)
Shkruan:PREND BUZHALA
“Zoti i krijon miqtë. Zoti e sjell mikun te miku”, thoshte Platoni i moçëm. Së këndejmi, Epoka Moderne shpalosi një miqësi që ka zënë të bëhet proverbiale, Kult dhe Mit modern: shqiptarët dhe amerikanët janë miq; shqiptarët janë populli më proamerikan në botë. E pra, shqiptarët dinë ta çmojnë ndihmën e solidaritetin e tjetrit; dinë të jenë falënderues, vlera, këto, që ngrihen në thesare popujsh, sikundër është miqësia. Te e fundit, të mos harrohet: në Epokën Moderne, sidomos gjatë shekullit XX, nuk ka ngjarje a kthesa ndryshimesh historike, në përmasa planetare, të cilave të mos u ketë dhënë vulë SHBA-ja. Pse të mos e themi: SHBA-ja janë amë e mami e historisë më të re, tek iu ka dhënë pamje kaheve historike, rrjedhave shoqërore, avancimit të lirisë së popujve, rendit demokratik, revolucionit modern të lirive dhe të drejtave njerëzore e kapitujve të tjerë të civilizimit bashkëkohor. I ka dhënë pamjen e refleksit të ndryshimeve Politikës, Ekonomisë, Progresit, Dijes, Shtetit, Aleancave, Tregut, Zhvillimit etj etj. Nëse është thënë që moti se miqësia është nënë e të gjitha virtyteve, atëherë nuk është e rastit pse te ky virtyt edhe shqiptarët e Kosovës duan të sintetizojnë gjithçka që është e mirë. E pra, SHBA-të ndërhynë gjatë luftës, duke e tërhequr më vete Qerren Njerëzore të Lirisë e Demokracisë: e dëbuan Serbinë nga Kosova, kurse tani, pas tërbimit antishqiptar rus, edhe njëherë na gjenden pranë për të na dhënë shpresë se ata, miqtë tanë, janë këtu.
"Miku i mirë njihet në kohë të vështirë", thoshte populli ynë. Mësimi i madh historik i kësaj miqësie është sprovë e madhe historike, e mësuar nga vuajtjet dhe kapërcimi i tyre; kemi mësuar se, vërtet, për ta zgjidhur problemin nacional-historik të Kosovës, duhen miqtë. Porse miqtë fitohen, kur vetë je i përgatitur për t'i fituar ata, për të bërë vetë atë që duhet, për t’iu përballuar sfidave të kërkesave të mëdha që shtrojnë koha dhe historia, për të ditur t’i avancosh vlerat moderne të civilizimit, të Njohjes së Tjetrit... Kosova iu ka dhënë mësim të madh të gjitha perandorive që erdhën këndej me dhunë: te Kosova a Iliriku i moçëm perandoritë romake, bizantine, turke, sllave... e gjetën varrin e tyre. Nuk e paskemi ditur se Rusia, perandori me emrin Federatë Ruse, te Kosova (edhe me një mision historik!), po e shikuaka varrin e vet të nesërm!!! Porse ndryshe qëndron puna me SHBA-të e BE-në, ku hyrja e kyçja e popujve dhe vendeve në të, është krejt vullnetare, me standarde vlerash... E jo e dhunshme. Është kyçje në vetë vlerat e lirisë e të zhvillimit.
Ciceroni: „E shlyen diellin në qiell kush e shlyen miqësinë nga jeta e vet“. Po e parafrazojmë Ciceronin: Kush e shlyen miqësinë e bërë në mes shqiptarëve e amerikanëve, e shlyen diellin në qiellin e lirisë e të demokracisë dhe e dëbon atë nga historia, nga jeta shoqërore e nga vizioni nacional i popullit tonë.
“Miku është terapeuti më i mirë kur ne e ndiejmë veten të vetmuar dhe të lënduar. Miku i vërtetë i ndihmon atij që vuan", thotë A. Gryn.
SHBA-të, nëpërmes zërit të saj njerëzor, vijnë e na dëgjojnë atë që ndiejmë e atë që mendojmë, atë që na torturon kolektivisht si popull, na e shqiptojnë zërin e arsyes e të miqësisë, zërin e sigurisë. E ndiejmë veten më të lirshëm, më të lehtësuar, më të çliruar nga situatat që na mbajnë pezull. E pse jo, kemi ku t'i shfaqim brengat tona kolektive, problemet, frustrimet tona, telashet e llogaritë e papastruara historike, për ta gjetur shtegun në kapërcimin e konflikteve të çfarëdo lloji qoftë. Te e fundit, krijuesit e farkëtuesit shqiptaro-amerikanë e krijuan një traditë të mirë që nga “Vatra” legjendare, që nga presidentët amerikanë që i qëndruan afër këtij populli në ditët më të vështira gjatë historisë. Mos harro, thotë historia. Dhe Mësimi i Madh i Miqësisë.
Ese nga libri “Res Publica e shkrimtarit” (2008)

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi