Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuvend, përplasen Thaqi e Kurti

Shko poshtë

Kuvend, përplasen Thaqi e Kurti Empty Kuvend, përplasen Thaqi e Kurti

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 05, 2012 5:35 pm

Kuvend, përplasen Thaqi e Kurti


Kuvend, përplasen Thaqi e Kurti Thaqi-vs-kurti
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e ka quajtur hajn tipik kryeministrin Hashim Thaçi.
Ai këto akuza i ka bërë në seancën e Kuvendit, duke folur për privatizimin e ndërmarrjeve publike.
Albin Kurti madje i ka thënë kryeministrit Thaçi “mos u zgërdhi”.
Kurse, kryeministri Thaçi e ka kursyer Albin Kurtin nga fjalët fyese, pasi që siç është shprehur ai e respekton babain e tij.
Thaçi e ka quajtur të pandërgjegjshëm Albin Kurtin dhe ka thënë se tani ka kaluar koha e komunizmit dhe se ai nuk do ta shohë më fytyrën e Hashim Thaçit, pasi nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës.


* * * * *

Në seancën e Kuvendit të Kosovës u vlerësua lart vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes së pavarësisë. Deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti tha se ky vendim është thirrje për punë më të madhe të institucioneve të Kosovës. Ndërkohë, në fillim të seancë u ngrit edhe çështja e incidentit të fundit mes deputetëve të PDK-së dhe atyre të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë së Kosovës, është një thirrje për Kuvendin që të miratojë ligje të mira për vendin dhe për Qeverinë që t’i zbatojë këto ligje. Këto komente, deputeti i LDK-së, Sabri Hamiti i bëri në seancën e Kuvendit në kohën e deklarimeve të lira, duke vlerësuar se pavarësisht vlerësimit të Grupit Drejtues Ndërkombëtar, institucionet e Kosovës kanë ende shumë punë për të bërë.

“Dy korriku i këtij viti është një etapë e kësaj pune që na thotë neve që të mbarojmë ligje të mira si Kuvend dhe që e thërrasin ekzekutivin që t’i zbatojë këto ligje, sepse s’ka as pavarësi, as zhvillim, as sovranitet në një vend ku nuk zbatohet ligji”, tha Hamiti.

Ai e quajti vendimin e 2 korrikut, sukses për Republikën e Kosovës, e cila ka për 22 vjet ka kaluar vite të rënda ndërmjet dy korrikeve, atij të vitit 1990 dhe 2 korrikut të sivjetmë.

Ndërkohë, në fillim të seancës, deputetët e përfshirë në konfliktin fizik javën e kaluar ngritën para ligjvënësve këtë çështje.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu kërkoi falje për incidentin, duke thënë se nuk ka qenë nxitës i tij, por ka qenë faktor kryesor që ka evituar më të keqen që ka mundur të ndodhte. Ai tha se është sulmuar pabesisht nga deputetët e Vetëvendosjes Rexhep Selimi, Florin Krasniqi dhe Visar Ymeri. Haxhiu madje tha se ka pasur kërcënime edhe më herët nga Vetëvendosja.

“Sot deklaroj publikisht. Edhe më përpara më kanë dërguar letra kërcënuese, më kanë lënë stupca bejsbolli para dere, por nuk kam dashur ta bëjë publike, për të mos nxitur konflikt. E tëra kjo është bërë pse unë kam demaskuar Albin Kurtin për bashkëpunimin e tij me shërbimin serb”, tha Haxhiu.

E ndërkaq deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, fillimisht kërkoi që të sqarohet njëherë e mirë çështja e SHIK-ut, ndërsa tha se Vetëvendosja nuk do t’i durojë provokimet e njerëzve që vijnë nga ky shërbim.

“Ju kërkoj që të na kuptojnë se sa e vështirë është t’i durojmë këta njerëz të cilët vazhdojnë ende me provokime të tilla. Madje le të na kuptojnë, sepse në të ardhmen asnjëherë nuk do t’i durojmë”, tha Selimi.

Gjatë pyetjeve parlamentare, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi i pyetur nga deputetët dha detaje nga aksioni i Policisë së Kosovës i 28 qershorit, ku me rastin e Vidodanit, i është dashur të ndërhyjë dhe t’i largojë nga Kosova grupet e huliganëve, me ç’rast u lënduan rreth 30 policë.

Në seancën e sotme, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj pritet të paraqitet në interpelancë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me procesin e privatizimit të Shpërndarjes dhe të Furnizimit të KEK-ut dhe do të shqyrtohen disa projektligje në lexim të parë. Ndërkohë, deputetët kanë votuar pro futjes në rend dite me shmangie të procedurës të Ligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Kosovës, përkatësisht heqjes së neneve 37, 38 dhe 39, që tash e një kohë të gjatë janë bërë shqetësim për mediat.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi