Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jahjaga: Ndaleni korrupsionin

Shko poshtë

Jahjaga: Ndaleni korrupsionin Empty Jahjaga: Ndaleni korrupsionin

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 06, 2012 6:52 pm

Jahjaga: Ndaleni korrupsionin


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, u ka kërkuar organeve përgjegjëse që të mos dorëzohen deri në çrrënjosjen e korrupsionit nga institucionet dhe shoqëria kosovare.

Në takimin e Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit, ku bëjnë pjesë udhëheqësit më të lartë të fushave të sigurisë dhe drejtësisë nga organet vendase e ndërkombëtare, e të cilin e kryeson vetë presidentja, Jahjaga ka thënë se askush nuk duhet të tentojë që të përfitojë në mënyrë të paligjshme.

Jahjaga: Ndaleni korrupsionin 001_-_06_07_2012_Keshilli_Kombetar_Kunder_Korrupsionit_5

Jahjaga ka kërkuar jo vetëm shifra të denoncimeve, por edhe rezultate konkrete që tregojnë dëshmi për luftimin e kësaj dukurie.

Kosova synon integrimet euroatlantike, por fillimisht ajo duhet të çrrënjosë krimin e organizuar dhe korrupsionin, është shprehur presidentja.

Ndërsa ka kërkuar fitore ndaj korrupsionit, Jahjaga ka thënë se kjo është një dukuri e shëmtuar, e jashtëligjshme, e cila po kërcënon t’i përfshijë të gjitha sferat e jetës dhe të punës, sidomos në punën e institucioneve.

”Nuk mund të ndalemi derisa të mos e çrrënjosim tërësisht këtë dukuri të ligë, derisa të mos e krijojmë atë kod moral dhe ligjor që askush të mos tentojë që përmes aferave korruptive t'i sjell përfitime vetvetes, rrethit të tij apo të tjerëve”, ka thënë Jahjaga.

Një fjalim mjaft të gjatë para këtij Këshilli ka mbajtur edhe shefi i Agjencisë së Kosovës Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni. Ai ka thënë se gjatë pesë-mujorit të këtij viti, Agjencia Kundër Korrupsion ka ngritur 31 kallëzime penale. Sipas Pretenit, miratimi i ligjeve të reja në fushën e luftimit të korrupsionit dhe deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë po ndihmon edhe punën e Agjencisë që ai drejton.

“Deri më tani kemi ushtruar 240 kallëzime penale, me përfshirjen e më shumë se 700 personave. Për pesë muajt e këtij viti kemi ushtruar 31 kallëzime penale kundër 95 personave. Rreth deklarimit të pasurisë, është një aktivitet që po realizohet me sukses. Për ndryshim nga vitet tjera, numri i zyrtarëve që kanë pasur për obligim ta deklarojnë pasurinë është rritur qind për qind”, ka bërë të ditur Preteni.

Në anën tjetër, kryeprokurori i Shtetit, Ismet Kabashi, ka thënë se që nga nënshkrimi i marrëveshjes me Agjencinë e Kosovës Kundër Korrupsionit, ka një përparim në luftimin e dukurive korruptive.

Megjithatë, sipas Kabashit, Agjencia Kundër Korrupsion nuk ka kuadro që i njohin aspektet ligjore dhe shpesh ngrenë edhe çështje mbi bazën e hipotezave dhe deklaratave anonime që për Prokurorinë nuk mund të jenë shumë valide.

“Veprat penale, për të cilat raporton Agjencia janë vepra të natyrës më të komplikuar. Kemi të bëjmë me vepra penale të korrupsionit, në të cilat kryesisht të gjithë akterët janë të kënaqur, si marrësi i ryshfetit, ashtu edhe ata që kanë dhënë ryshfet. Zyrtarët e Agjencisë Anti-Korrupsion nuk kanë njohuri juridike. Me përjashtim të ndonjërit, ata nuk kanë shkathtësitë as të zyrtarëve të Policisë, Doganave, të Administratës Tatimore apo të Qendrës së Inteligjencës Financiare”, është shprehur Kabashi.

Duke iu drejtuar Këshillit, kryetari i Asamblesë së Gjyqtarëve të EULEX-it, italiani Françesko Flori, ka thënë se bazuar në përvojën që ka me këto dukuri negative, Kosovës do t’i duhet një luftë afatgjate.

Krimi dhe korrupsioni kur bëhen pjesë e institucioneve dhe shoqërisë, nuk çrrënjosen lehtë, ka sugjeruar institucionet e Kosovës, zyrtari i EULEX-it.

Në takimin e radhës, presidentja Jahjaga ka thënë se Këshilli do t’i prezantojë edhe rezultatet e punës, ndonëse Këshilli që ajo drejton nuk ka kompetenca ekzekutive.

Jahjaga ka potencuar, po ashtu, edhe nevojën e qartësimit të rregullativës ligjore duke propozuar ndryshimet dhe plotësimet e nevojshme në ligjet përkatëse, të cilat do të shtonin efikasitetin e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi