Faton Mehmeti:A RREZIKOHET KOSOVA NGA LËVIZJET E GRUPEVE ISLAMIKE
Faqja 1 e 1

A RREZIKOHET KOSOVA NGA LËVIZJET E GRUPEVE ISLAMIKE
Shkruan: Faton Mehmeti
Skema mjaft e ndërlikuar e identiteteve etnogjuhësore të kombit shqiptar mbetet jo e plotë po qe se nuk plotësohet me një aspekt qënësor siç është ai i identiteteve fetare. Gjeografia e grupeve fetare s’është gjë tjetër veçse pasqyrim i zhvillimit të shoqërisë njerëzore. Përsa i përket kosovarëve, në shumicën dërrmuese të tyre ata mbeten myslimanë. Vëllazëritë mistike sufi janë fort të rralla ndërsa numri i ortodoksëve shqipfolës është i papërfillshëm. Katolikët në Kosovë përbëjnë 4-5% të popullatës (rreth 100.000 vetë) dhe jetojnë të përqëndruar në rrafshin e Dukagjinit si dhe në qytetet e Gjakovës dhe të Prizrenit. Të tjerë katolikë mbijetojnë në Prishtinë dhe Gjilan.Përtej një farë zhgënjimi të mjediseve anti-islamiste, mungesa e çdo motivi fetar gjatë luftës së fundit të Kosovës si dhe gjatë trazirave të natyrës civile të vitit 1997 në Shqipëri, shërbeu si bazë e një pyetjeje të re : janë apo nuk janë myslimanë të vërtetë shqiptarët ? Përgjigja mbetet fort e kontrastuar dhe si zakonisht i nënshtrohet bindjeve të vëzhguesve. Sidoqoftë, pjesa më e madhe e tyre janë të mendimit se pesha e Islamit në jetën shoqërore ose politike si dhe shfaqjet e saj në hapësirën publike ndryshojnë sipas vendit ku gjendemi dhe që shpirtëzimi mysliman jetohet ndryshe në Shqipëri dhe ndryshe në Kosovë, pa harruar edhe Maqedoninë.
Duke qenë prezent në Shqipëri, në një vend europian, për rreth 500 vjet, islamizmi ka marre tiparet e një islamizmi europian, jo kopje e plotë e atij arab.Kjo nuk do të thotë se islamizmi është nacionalizuar, ajo përsëri është fe universale, por me disa tipare autoktone,të pranueshme dhe nga europianët.Islami, ashtu si dhe besimet kryesore të tjera fetare është fe e paqes dhe e tolerancës. Por, imazhi i fesë islame si fe e paqes po rrezikon të cënohet rëndë nga veprimet e dhunshme të kryera apo të nxitura vitet e fundit, në emër të kësaj feje, nga individë, organizata terroriste apo dhe shtete te vecantaAjo që na shqetëson si shoqëri konsiston në faktin se islamizmi po identifikohet me radikalët islamikë,të cilët në emër të Zotit vrasin dhe masakrojnë njerëz.Edhe në Kosovë ka të dhënë se veprojnë grupe të ndryshme të tilla,të cilat financojnë ndërtimin e xhamive,për të shërbyer si qerdhe për nga përhain urrejte fetare.
Një hulumtim i kryer në disa komuna të Kosovës nga gazeta Jeta në Kosovë, ka zbuluar se në dhjetë vjetet e fundit janë ndërtuar më shumë se 100 xhami pa pëlqim përkatës.Të shfaqësh pikëpamje për gjëra që kanë të bëjnë me jetën dhe lëmitë e saja më kryesore siç është çështja kombëtare, feja, politika, ekonomia, kultura, etj, është e drejtë e patjetërsuar e çdo individi, Por liria e jote përfundon aty ku fillon lira e tjetrit,
Nuk ndodh askund në botë që në mes të lokalitetit në mes të shtëpive nëpër qytete të ndërtohen xhami, dhe pastaj në emër të Azanit pesë herë në ditë t’iu prish rehatinë qytetare. Unë nuk mund të fle sa të dua në shëtpinë time, pasi në ora 04.45 më nxjerr gjumin hoxha duke thirrë azan! Kjo sa është absurde aq edhe e panevojshme,pasi ata që duan shkojnë në xhami edhe pa i thirrë, ndërsa pjesa tjeter duhet t’i lëmë të qetë nëpër shtëpitë e tyre.
Si shoqëri gjendemi në krizë të thellë të krijimit të një shoqërie të vërtetë evropiane ku edhe liria fatare konceptohet si e tillë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi