Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet çifti Jevtiq-Krimi denohet nga Thaqi e Jakupi

Shko poshtë

Vritet çifti Jevtiq-Krimi denohet nga Thaqi e Jakupi Empty Vritet çifti Jevtiq-Krimi denohet nga Thaqi e Jakupi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 07, 2012 4:56 pm

Vritet çifti Jevtiq

Vritet çifti Jevtiq-Krimi denohet nga Thaqi e Jakupi Rtklive0912

Në Talinovc të Muhaxherëve, të Ferizajt nga persona të panjohur me armë zjarri është vrarë Milovan Jevtiq dhe bashkëshortja e tij.Jevtiq ka qenë lider i serbëve të fshatit Talinovc të Muhaxherëve, të cilët që disa vite ishin kthyer për të jetuar në shtëpitë e tyre të rindërtuara.

Vrasjen e dyfishtë e ka konfirmuar, edhe policia. “Në fshatin Talinovc të Muhaxherëve ka ndodhur një ngjarje e rëndë, është varrë Milovan Jectiq dhe bashkëshortja tij, vrasjen e ka lajmëruar një rojë e mullirit të fshatit, kurse njësitet policore i kanë gjetur viktimat në shtëpitë e tyre dhe tash për tash mund të thuhet se ata janë vrarë me armë zjarri”, ka thënë zyrtarë të policisë në Ferizaj.

Sipas hetimeve të para, plagët vdekje prurëse u janë shkaktuar nga armë zjarri. Viktimat janë të moshë mbi 50 vjeç.

Thaçi dënon vrasjet në Talinovc


Vritet çifti Jevtiq-Krimi denohet nga Thaqi e Jakupi E2970D7
Kryeministri Hashim Thaçi ka dënuar aktin vrasjes së dy qytetarëve në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt.“Me indinjatën më të thellë dënoj aktin e vrasjes së dy qytetarëve të Republikës së Kosovës, në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt. Qeveria e Kosovës dhe institucionet e saj kanë shprehur angazhimin dhe vullnetin e tyre për respektimin e të drejtës së kthimit në pronat e veta për të gjithë qytetarët pa dallim etnie, gjuhe apo feje”, thuhet në deklaratën për media të kryeministrit Hashim Thaçi.

“Aktet e dhunës, pa marr parasysh motivet dhe akterët, dëmtojnë angazhimet tona. Andaj edhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që të ndriçohet rasti dhe akterët të vihen para drejtësisë. Dhuna dhe pasiguria nuk do të kenë perspektivë në shtetin e përbashkët të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.

Dy persona, me përkatësi serbe, rreth moshës 55 vjet, të premten mbrëma janë gjetur të vrarë në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt, njoftojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas këtyre zyrtarëve, M.J dhe L.J, bashkëshortë, janë gjetur të vdekur nga një fqinj, i cili kishte shkuar në shtëpinë e tyre për të mbushur ujë, dhe më pas kishte lajmëruar organet e rendit.

“Janë gjetur dy gëzhoja të kalibrit 7. 62. Të dy viktimat e kanë vetëm nga një plagë vdekjeprurëse. Prokurori i qarkut gjithashtu ka dalë në vendngjarje. Ende është duke vazhduar ekzaminimi në vendin e ngjarjes, në perimetër më të gjerë. Për momentin, nuk kemi të arrestuar dhe as të dyshimtë, por kemi pista të mundshme, mbi të cilat janë duke u zhvilluar hetimet”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

Vritet çifti Jevtiq-Krimi denohet nga Thaqi e Jakupi 3C4002F

Krasniqi: Akt i shëmtuar e i neveritshëm



Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka dënuar vrasjen e dy qytetarëve me përkatësi etnike serbe, në fshatin Talinovc të komunës së Ferizajt, duke e quajtur këtë akt të shëmtuar dhe të neveritshëm. “Aktet e tilla kriminale janë të dënueshme, të papranueshme dhe nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit të vendit”, ka theksuar kryetari i Kuvendit, përmes një deklarate për media.Ai ka kërkuar nga organet e rendit dhe të drejtësisë që ta ndriçojnë rastin dhe që akterët sa më parë të marrin dënimin e merituar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi