Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lediana Kapaj:PER TY, ENNIO !

Shko poshtë

Lediana Kapaj:PER TY, ENNIO ! Empty Lediana Kapaj:PER TY, ENNIO !

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 09, 2012 9:48 am

‎9 Korrik ....Vogëlushi im Ennio mbush 3 vjeç...Edhe 1000 zemra ime...Të më rrosh sa malet.Të dua në përjetësi.

Lediana Kapaj:PER TY, ENNIO ! 260860_744374599_1145418789_n
Lediana Kapaj:PER TY, ENNIO !

Lediana Kapaj:PER TY, ENNIO ! 402902_10151039146079600_1176527703_n

Shikoj në sytë e tu ndriçimin që rrënqeth,
Dëgjoj si të rreh zemra e vogël sa njё bletë…

Një lot nga syri del, sikur më thotë ‘’Sos!’’,
Je ylli i gëzimit që ndrin në qiellin blozë!

Me doçka seç më prek, sa shumë më shtërngon,
Sikur po pyet frikën: Dhe mami po më shkon?!

Shumë gjëra do të them kur të vijë një ditë,
Që jetën ta shikosh në sy edhe pa frikë!

Po dot do mundem, vallё, të t’flas për dashurinë,
Që jetën ty të solli e mua veç vetminë?

Do mundem të të them pse erdhëm në këtë jetë,
Pse djalli ka dy brirë dhe ëngjëlli ka fletë?

Sa shumë kam për të thënë, duro, vogëlushi im,
S’do tё jenё pёrralla, s’do jenё as shpagim!

Shumë njerëz dinë të duan, të tjerë veç mashtrojnë,
Disa të tjerë gëzojnë kur tjetrin e lëndojnë!

Shumë ëndrra do të fal, do të krijoj të tjera,
Të dy pandarë do jemi si vera dhe pranvera!

Shumë pyetje do më bësh, e di se ç’do të them,
Por veç njerës prej tyre përgjigje s’do t’i kem!

Kur tё mё thuash shpirt: "Pse njëri prind largohet,
Përse vetë dashuria plagoset dhe lëndohet,

Përse veç ty të kam kur jetën ma dhanë dy,
Përse kam një boshllëk, ndonëse të kam ty"?!

Unё lotët do t’i derdh, sa shumë do të pushtoj,
Me gjithë forcën e shpirtit ca fjalë do kërkoj:

- Në jetë, o biri im, tё lindi dashuria,
Ndaj ti mbetesh ёndrra, magjia, lumturia!



© Lediana Kapaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi