Krasniqi: Përgjegjësia rreth zgjedhjes së Presidentes bie tek liderët

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, ka theksuar se aktorët e marrëveshjes duhet ta gjejnë rrugën për të dalë nga situata në të cilën është krijuar. Ndërkaq, sa i përket rezolutës që është miratuar në Kuvend, Krasniqi ka thënë se në asnjë rast rezoluta nuk mund ta ketë fuqinë ligjore më të fuqishme se sa që e ka kushtetuta. Mirëpo, opozita ka mendime të ndryshme rreth vendimit të gjykatës.
Kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nuk ka dashur të komentoj shumë rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me mandatin e Presidentes së Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Krasniqi ka thënë se për këtë duhet pyetur aktorët e marrëveshjes.
“Sa i përket pjesës së marrëveshjes mendoj se është mirë t`i pyetni aktorët e marrëveshjes dhe mendoj se ata duhet ta gjejnë rrugën për të dalë nga situata që është krijuar. Unë kam thënë që në fillim se marrëveshja ka qenë jo kushtetuese”, theksoi Krasniqi.
E, në anën tjetër partitë opozitare kanë mendime të ndryshme lidhur me vendimin e gjykatës. Ismet Beqiri nga LDK-ja, parti kjo e cila ishte pjesë e marrëveshjes për zgjedhjes e presidentes, tha se vendimi i gjykatës po e rrezikon në masë të madhe reformën kushtetuese në Kosovë.
“Do të insistojmë që reforma kushtetuese dhe ajo zgjedhore të përcillen ne Kuvend, dhe nëse kjo nuk ndodhë atëherë sigurisht që është vota ajo që do të vendosë dhe atëherë do të ketë bllokadë dhe nuk do të ketë mundësi të ecët më tutje. Mos të harrojmë se kur është marrë vendimi akterë kanë qenë të gjithë, edhe ata që sot po e përkrahin mendimin e gjykatës por edhe vet presidentja. Prandaj, nuk mund të jetë rezultat i marrëveshjes e të mos jetë pjesë e marrëveshjes, nuk shkojnë këto dy gjëra”, tha Beqiri.
Por, ndryshe mendon Ardian Gjini nga AAK-ja. Sipas tij, vendimi i gjykatës duhet të respektohet.
“Kosova nuk ka rrugë tjetër përpos se ta respektojë vendimin e gjykatës përshkak se mos respektimi i vendimit do ta sillte vendin në telashe edhe më të mëdha se sa që është tani”, deklaroi Gjini.
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit është vendosur që më 12 korrik të mbahet seanca e radhës ku pritet të miratohet ligji për Buxhetin e Kosovës.
Gjithashtu, do të ketë edhe interpelancë të ministres Mimoza Kusari Lila lidhur me tarifën e çimentos nga Shqipëria, si dhe debat rreth përdorimit të tri kodeve të huaja telefonike në Kosovë. Ndryshe, pas seancës së radhes Kuvendi do të shkojë në pushim deri më 20 gusht.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LETËR E HAPUR E KËSHILLIT STUDENTOR TË UNIVERSITETIT TË SHKODRËS DREJTUAR SHKRIMTARIT TË MADH ISMAIL KADARE RRETH ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
» Shefqet Krasniqi: Liderët shkojnë në Vatikan, e nuk vijnë në xhami asnjëherë
» Krasniqi: Qeveria të mos ngutet rreth përfaqësimit rajonal të Kosovës
» LDK nuk do të votojë pro Qeverisë Thaçi dhe zgjedhjes së presidentit
» Ja një përgjigje Presidentes nga gazeta "Tema"

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi