Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fritz Radovani:PROF. DR. ZEF MIRDITA UDHËRRËFYES I SË VERTETES SË POPULLIT SHQIPTAR

Shko poshtë

Fritz Radovani:PROF. DR. ZEF MIRDITA UDHËRRËFYES I SË VERTETES SË POPULLIT SHQIPTAR Empty Fritz Radovani:PROF. DR. ZEF MIRDITA UDHËRRËFYES I SË VERTETES SË POPULLIT SHQIPTAR

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 09, 2012 7:47 pm



PROF. DR. ZEF MIRDITA UDHËRRËFYES I SË VERTETES SË POPULLIT SHQIPTAR


Fritz Radovani:PROF. DR. ZEF MIRDITA UDHËRRËFYES I SË VERTETES SË POPULLIT SHQIPTAR Fritz-Radovani4
Nga Fritz Radovani




Në 100 vjetorin e Pavarsisë…

Prof. Dr. ZEF MIRDITA (Foto 2011)
Fritz Radovani:PROF. DR. ZEF MIRDITA UDHËRRËFYES I SË VERTETES SË POPULLIT SHQIPTAR Z_Mirdita
Sikur bota e qytetnueme të kishte një Profesor Doktor të tillë si Shqiptarin Zef Mirdita, sot do të krenohej Suedia se kujt i ka dhanë Çmimin Nobel, dhe jo shteti që do ta kishte në gjiun e vet këte intelektual të pakrahasueshem, që ka lé dhe asht bir’i Nderuem i Popullit Shqiptar.
Ka shumë prej atyne që ia kanë ndigjue zanin, ka edhe nga ata që e njohin mirë, por ma shumë ka nga “ata” që nuk dishrojnë me e dijtë kush asht ky Burrë, që në këte 100 vjetor të Pavarsisë sonë nga turqit, i ka kushtue 30 vjet të jetes një libri me titull “Krishtenizmi ndër Shqiptarë”, liber të cilin në vitin 2004 ma ka dhurue Don Ndue Ballabani, me rasen e ardhjes së Tij këtu në Melbourne. Dhuruesi e dinte me siguri vleren e librit, se ishte nder ata që ka ba me u botue libri. Unë nuk dijshe gati asgja per vleren e tij, mbasi Prof. Zefin e kishe ndigjue vetem dy herë tue folë në Shkoder, po per me e kuptue mue me mungonte kryesorja: Kultura! I pari që më ka tregue Emnin e Tij asht kenë Imz. Zef Gashi, atëherë në Shkoder e sot Ipeshkev i Tivarit.
Mbrenda një libri me 441 faqe Autori ka paraqitë para lexuesit Shqiptar historinë e ma shumë se 2000 vjetëve të Epokës mbas Krishtit të Shqipnisë dhe Paraardhësëve të saj. Nuk do të hyj në shpjegimet historike dhe as në rrugen e reçensioneve të librit, mbasi një liber si Ky, kam besimin se duhet të jetë tashma në të gjitha shtëpijat e atyne që thonë se jemi Shqiptarë. Libri asht botue tash 14 vjetë, pra në pragun e Mijëvjeçarit të tretë, dhe asht mjaft i perhapun…
Per këte artikull më kanë dhanë shtysen dy fakte: Në kopertinë Autori i nderuem ka vue vetem Emnin Zef Mirdita dhe asnjë titull. Shtysa tjeter asht se Parathanja e librit, e hartueme nga vetë Autori, paraqet modestinë e Tij qytetare. Atëherë, për cilen arsye ndodhë kështu?
Sepse qellimi i madh i Autorit asht me ua mësue Vëllazenëve Shqiptarë “Historinë e vet” tue u bazue në parimin shpirtnor dhe edukativ Atdhetar, të mbështetun në porosinë e Papës Leoni XIII, dhanë me daten 18 Korrik 1882, plot 130 para:Ligji i Parë i historisë është, që mos të guxohet të thuhet diçka e rrejshme, pastaj mos të guxohet të heshtet e vërteta (fq. 46).
Ky parim mbi të cilin asht shkrue çdo shkronjë e këtij libri asht shkaku që Autori mbetet i përjetshëm për punen dhe mundimin e Tij që ka ba në të miren jo vetem të historisë, por edhe në zberthimin e enigmave që na duhen me i njohë ata fakte, që lehen mbas dore (kjoftë me dashje nga fanatikët, ose padashje nga paditunia), por edhe në kerkimin e rrugës që kemi perpara.
Tue u nisë nga Titulli i librit “Krishtenizmi ndër Shqiptarë”, ndoshta, ka nga ata që me të marrun në dorë kujtojnë se libri asht histori e një besimi, që në disa rasa dhe per disa edhe nuk paraqet “interes”, po kur të fillojnë me lexue dhe të mos munden me vazhdue pa u rikthye me lexue prap rreshtin që kaloi, atëherë kanë me kuptue se Libri asht krejt tjeter gja.
Libri asht esenca e së vertetes historike të Popullit Shqiptar, që tue u ndodhë gjithmonë në “gojen e ujkut” vazhdon me kenë edhe sot i pagelltitun… e kjo nuk asht e shkrueme vetem në mbështetje të një fakti apo rastësije, po asht rruga e pafund e Martirizimit të Shqiptarëve, por me një korajo e guxim që e karakterizon Até pergjatë shekujve!
Mbrenda librit asht historia e lavdishme dhe ajo e palavdishme e jona. Aty asht realiteti dhe irealija e fakteve, që e bajnë edhe ma të besueshem realitetin tonë, mbasi Autori nuk i mbulon ata fakte që ma vonë u banë shkak që Shqiptarët me u largue dhe me qendrue me dashje larg e sa ma larg qytetnimit Europjan, per të cilin edhe ka sakrifikue, po ka derdhë edhe gjak.
Po ndonjë të “mbetë” a ka libri, mund të pyesin “dikush”?
Po ka dy të mbeta, se asht i shkruem nga një Shqiptar i Dardanisë me emnin Zef…dhe, se libri duhej t’ ishte sot i perkthyem nder kater gjuhë kryesore të gadishullit ballkanik e të fqinjëve tanë: Serbisht, greqisht, turqisht dhe italisht…që ata të mësojnë të gjithë të vërteten e Popullit Shqiptar, për të cilin bajnë sikur nuk e dijnë, ose edhe ma keq!!..
Nuk shënova gjuhen angleze, mbasi “ata” ma shumë po merren me kater gjuhët e siperme, sesa me të verteten e Historisë Heroike të kenjes së sotme të Popullit Shqiptar!
Vlera e madhe e librit qendron edhe mbi një fakt tjeter, që rinia shqiptare, e ndikueme ku s’shkon nga ideologjia komuniste e fanatike, ka të vështirë me kuptue këte thanje të Prof. Zefit:
Shqiptarët me Skenderbeun në krye, luftuan kunder pushtuesëve osmanë. Kjo luftë kishte karakter mbrojtës, çlirimtar dheasnjëherë fetar, siç duan ta interpretojnë disa. Kjo luftë padyshim ka qenë dhe mbetet thelbi i nacionalizmit Shqiptar…Besimi musliman ishte një faktor kryesorë që bëri të mundur të ruhej ndërgjegja kombëtare nder Shqiptarët e mbetur jashta kufijve…” (fq. 401).
Kjo thanje e Prof. Zefit asht mirë të lexohet dhe të mbahet mend nga shumë “prof.dr. e akademikë” që sot nuk e kanë as guximin, as burrninë dhe as kulturen per me thanë edhe këte që asht e shkrueme në rreshtat e fundit të librit fq. 404:
Në rast se ekziston sot një territor i pavarur, i njohur nga bota me emrin Shqipëri, një meritë e madhe për këte i takon Kishës Katolike Shqiptare dhe Klerit të Saj. Këte konstatim e dëshmojnë faktet historike të cilat për atë që është vullnetmirë dhe qellimmirë janë të pakontestueshme.”
Në këte 100 vjetor të Pavarsisë Kombtare nga turqit, Shqiptarit të Dardanisë së Lirë,
Prof. Dr. Zef Mirditës i uroj nga zemra nderimin e Tij me Çmimin Nobel!
Melbourne, 2 Korrik 2012.
T.SH.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi