Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dëshira Haxhi:Nje copez jete mergimtari!

Shko poshtë

Dëshira Haxhi:Nje copez jete mergimtari! Empty Dëshira Haxhi:Nje copez jete mergimtari!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 09, 2012 9:57 pm

Dëshira Haxhi:Nje copez jete mergimtari! 70834_100001142253200_507550021_n

Dëshira Haxhi:Nje copez jete mergimtari!

Kthehesha nga puna duke ecur ne kembe e lodhur nga rutina e merzitshme.Pesha e stresit po me terhiqte zvarre kembet sikur deshironte te me mbante te palevizshme mes porta jetesh.Ne rruge shkembehesha me fytyra te njohura por qe nuk jemi pershendetur kurre.Mendohesha se si eshte e mundur e ndodh kjo ketu ne Greqi me njerzit.Kjo nuk eshte vetem ne marrdheniet e tyre me ne emigrantet,por edhe mes tyre, njerzit as qe pershendeten,nuk duan t'ia dine per njeri tjetrin.Ndjenjat e tyre te japin pershtypjen se jane ngurtesuar dhe kur degjohet ndonje "kalimera"e ftohte(pershendetje ne gjuhen greke) ndjehesh sikur po thyet akulli ne copeza te kristalta...
Mendime te shumta kalonin ne mendjen time saqe e ndjeva se po me lodhnin tej mase.Mos ndoshta eshte nje menyre e tyre komuikuese e cila s'ka nevoje per llomotitje fjalesh?!
Keshtu jemi mesuar te flasim dhe komunikojme ne heshtje.Heshtja vet zhurmon.Mengjesi sotem ishte i veshtire .Pa u futur akoma ne pune tingellima e telefonit te punes me beri te dridherohesha,pa e ditur fare se kush mund te ishte.I hodha nje sy receptorit te telefonit dhe vura re qe ishte nje numer i fshehte qe me kishte marre ne telefon.Plot dy ore ai telefon nuk u lodh se reni por ajo tingellime me acaroi se tepermi saqe mendova ta heq nga priza krejt.Bera nje telefonate qe me duhesh e u mundova te ve ne ritem rrahjet e zemres..por me kot.Ne receptorin e telefonit pashe te me ftonte per bisedim tashme jo nje numer i fshehte por nje telefon i njohur...
Isha lodhur shume t'ia lija harreses por harresa vet sikur s'donte fare tia dinte per mua...Mendova se e kisha mbyllur ate porte,por me sa duket e kaluara te ndjek kudo hap pas hapi...
Zagushi qe te perpin.Nje fllad i nxehte me perplasej ne fytyre si vale e egersuar.U mundova te mbyll mendimet brenda guackes se vet,nderkohe qe po i afrohesha shtepise.
Sa u futa ne shtepi me pyeti ime bije pse po buzeqeshja keshtu mendimin e fundit thashe a ndaja me te dhe me ju te dashur lexues...
Nje dite nje e njohur vlonjate kaloi te me pershendeste.Ne Shqiptaret mes nesh ruajme traditat tona ,marrdheniet tona jane teper ndryshe nga keto qe perjetojme me vendasit te cilat ua shpreha me larte.Ajo ka dy vajza ne moshen e rinise.Nje meso grua e cila nga pervoja e jetes e lexon heshtjen e ftohte por nderkohe kur flet godet ne shenje.Me tregonte per nje pronaren e saj se si e shfrytezonte me menyren e saj gati brutale.Ajo heshtte se s'mund te vepronte ndryshe ne kete kohe krize ku jeta eshte veshtiresuar se tepermi.Shkembyem plot mendime midis te tjerash me tha qe duhet te isha e lumtur qe kisha nje punen time e skisha askerkund ne koke. i shpjegova disi se edhe une isha preh shfrytezuese por e nje metode disi ndryshe nga e asaj pra qe shfrytezohesha nga inteligjenca merimange e ligjeve te qeverise vendase.
Moj -i thashe :A te te them dicka?
-dhe pa marre pergjigjen e saj i kujtova nje shprehje te Z.Enver Hoxha "Greku s'behet mik",shkruar ne nje nga librat e tij.
Hahahahaaaa nje e qeshur e kendshme theu atmosferen e rende.Po qeshte me ze gati e perlotur.
-Lere ate me tha,por ate kengen"Grek o grek o maskara",qe ja kane thurur vetes se tyre pergjigje per Enverin e kishin?
Tring-tring kete radhe ishte Eleni qe me merrte ne telefonin e shtepise per te me thene qe ishte ora qe te iknim ne plazh...
Sa nevoje e kisha te permbysja ne det gjithe ankthin e dites,t'i buzeqeshja e qete kaltersise e ne endrrat e vona te mbaja perqafuar vet realitetin...
Ika VALESH....


Dëshira Haxhi:Nje copez jete mergimtari! 376357_398219693559436_1897170466_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi