Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Suzana Kuqi: Në udhëkryq

Shko poshtë

Suzana Kuqi: Në udhëkryq Empty Suzana Kuqi: Në udhëkryq

Mesazh nga Agim Gashi Sun Apr 19, 2009 3:00 am

Suzana Kuqi: Në udhëkryq U1_SuzanaKuqi

Suzana Kuqi

Në udhëkryq

Nga porti më vjen sirena e një
anije
pulëbardhat enden mbi krye të katedrales
qiellin
kundroj rënë në mendime
teksa ai... me mijëra sy-yje më shikon

Thonë se për çdo udhëkryq
dy botë
dy jetë paralele
krijohen...
njëra, ajo që zgjedh e jeton
tjetra, në vel
misteri mbështillet...

Sa udhëkryqe hasim në jetë...

sirena e anijes në det më thotë
ndoshta nuk zgjodhe portin e
duhur...
e lokomotiva që shfryn në stacion
më kujton se
në një qytet tjetër
mund të isha ndalur...


Shikoj
qiellin me dy sytë
që Zoti më ka falë
ndërsa ai më vështron
me miliona sy
të universit...
Si do të ishte jeta ime vallë
po të kisha zgjedhur shtegun tjetër...

Treni në stacion, u
nis
anija largohet në det
ne mëndje kujtime që shpesh të
mashtrojnë
në trup dëshira që mbesin në embrion
në zemër...
drithërimë e shpresë jete
Do të vuante zemra ime vallë
po të
kisha bërë zgjedhjen tjetër...

Shikoj qiellin sërish
e...
pikas të dyzuar veten
befasohem
të dyzuarën e njëjta
gjëagjëzë e mundon
si do ta kish jetën rrugën time të kishte
shkelur...

Të palodhura pulëbardhat
fluturojnë mbi majën e
katedrales
trenin në stacion e zëvëndësoi një tjetër
tej në
det një velierë zë e shfaqet
në horizont troket agu me gishtërinj
ngjyrë-drite
në breg të detit një vajzë e vetmuar
mediton në
udhëkryq zemre...


Shtigje, udhë, udhëkryqe pa fund
e në
udhëkryq
mund të marrësh vetëm një udhë
shpesh pa kthim...

shtigje e udhë e udhëkryqe kjo jetë
herë më e rëndë se një këmishë
hekuri
mbi lëkurë
por... dreqi ta hajë...
E BUKUR... deri
në mallëkim
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi