SALI BERISHA:Për dialogun ndërshqiptar
Faqja 1 e 1
SALI BERISHA:Për dialogun ndërshqiptar
Për dialogun ndërshqiptar
SALI BERISHA
Vite me radhë, ka pasur një ndrojtje, ka pasur një hezitim, ka pasur një dyshim, për dialogun ndërshqiptar, për bashkëpunimin ndërshqiptar. Të gjitha këto qëndrime kanë qenë të frymëzuara nga një dhe vetëm një faktor: frika nga shqiptarët. Vite më parë, një fondacion amerikan bëri një punë të shkëlqyer dhe zonja Livia Plaks, Presidente e Projektit për Marrëdhënie Etnike, që sot është këtu mes nesh, organizoi një seri me workshop-e dhe seminare me temë: "Shqiptarët dhe fqinjët e tyre", saqë zgjoi një xhelozi te fqinjët se përse tema ishte shqiptarët dhe fqinjët e tyre. Por këto ishin realitetet. Dhe unë besoj se Livia duhet të jetë shumë krenare për kontributin që dha dhe veprimtaritë e pareshtura që organizoi.
Organizimi i këtij bisedimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse shqiptarët, duhet pranuar, vijnë në këtë 100-vjetor si një komb, pa diskutim, aktualisht të lirë kudo që ata janë. Kjo përbën arritjen më të madhe historike të tyre. Vijnë si një komb, i cili në momentet kritike të ekzistencës së tij, nga Lidhja e Prizrenit deri në ditët e sotme, ka ditur, me instinktin e tij të qytetëruar, të qëndrojë së bashku, të rezistojë së bashku. Këto janë 2 nga arritjet më të mëdha, më historike të këtij kombi. Por, a janë shqiptarët një komb i ndarë dhe a duhet të punojnë me intensitet për të superuar ndasitë e tyre? Kjo është e domosdoshme.
Mbi kombin, 1 shekull kanë vepruar padrejtësi ndër më të mëdhatë historike ndaj shqiptarëve, mbi kombin, si përçarës, kanë vepruar diktaturat më të egra të historisë së Evropës e njerëzimit.
Për të ilustruar këtë do t'ju jap një shembull nga fëmijëria ime e hershme, në të cilën unë përjetova para syve të mi një nga skenat më tragjike të jetës sime. Diku në Alpe, në një mëngjes të kristaltë, kur isha nxënës i klasës së dytë a të tretë, po lexoja një libër dhe befas dëgjoj breshëri të pandërprera kallashnikovi. Shoh poshtë dhe vërej një bari, një djalë të ri që vraponte në një rrugë gjarpëruese dhe ushtarët shqiptarë, me kallashnikov sovjetik, qëllonin mbi të, për ta ekzekutuar për fajin e vetëm se këtij djaloshi i kishin kaluar delet përtej kufirit dhe ai kishte kaluar për të marrë delet e tij, por ushtarët e kishin ndaluar dhe e kishin zbritur te posta. Në mëngjes, ai vendos të arratiset, të shpëtojë.
E dhashë këtë shembull për të ilustruar se sa e fortë ka qenë ndarja që imponoi diktatura komuniste në Shqipëri. Kjo diktaturë dhe perdja e hekurt thelloi ndarjen më tej, në kuptimin që lidhjet mes trevave shqiptare mbetën vetëm ato të infrastrukturës, e ndërtuar në kohën e Perandorisë austro-hungareze, që ishte një infrastrukturë tërësisht rudimentare.
Shqiptarët kanë një mijë e një arsye të kenë një dialog konstant në interesin më të mirë, një debat konstant të vlerave të përbashkëta kombëtare që ata ndajnë. Para së gjithash, kulturën e tyre, pasi bashkëpunimi kulturor është i një rëndësie të jashtëzakonshme, si gurra, burimi kryesor që ushqen identitetin e një individi dhe të një kombi. Asnjëherë ne nuk kemi pasur problem me identitetin, por identiteti duhet të kurohet, të trajtohet dhe rruga e vetme dhe më e sigurtë është rruga kulturore. Ndaj dhe në këtë kontekst, bashkëpunimi ndërkulturor i shqiptarëve është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e tyre. Shqiptarët duhet të angazhohen në projekte të mëdha, pasi këto projekte, kudo që të ndërtohen, janë projekte rajonale dhe në këtë mënyrë, i shërbejnë jo vetëm fqinjësisë shqiptare, por i shërbejnë fqinjësisë rajonale në tërësi, sepse nga këto projekte nuk janë përfitues vetëm shqiptarët, por janë maqedonasit, janë malazezët, janë serbët, janë të gjitha kombet e rajonit. Ndaj, duhet të ketë një përparësi të madhe në projektet ndërrajonale. Pra, nuk duhet të mendohet se si të mbahen të distancuar shqiptarët nga njëri-tjetri, por të bëhet gjithçka që kufijtë që i ndajnë ata, të jenë sa më të parëndësishëm.
Bashkëpunimi ndërshqiptar në rrafshin ekonomik, mund të shndërrohet gjithashtu në një faktor shumë të rëndësishëm të zhvillimit rajonal. Shqiptarët janë sot të lirë dhe kudo që ata ndodhen, në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Serbi, në Mal të Zi, kanë një projekt madhor për të ardhmen e tyre dhe ky është projekti i integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. Asnjë komb në të shkuarën nuk ka përjetuar padrejtësi dhe dhembje më të mëdha sesa kombi shqiptar, por është në mrekullinë e tij, në mençurinë e tij, si kombi që mbështet më shumë integrimin e tij në Bashkimin Evropian, si të ardhmen më të mirë dhe më të shkëlqyer për të.
Arritjet e shqiptarëve janë madhore dhe historike, por përsëri, ka mbetur rrugë për t'u bërë dhe përshkrimi i kësaj rruge, i kësaj miljeje drejt BE-së, ka një rëndësi shumë të madhe. Përshkrimi i kësaj rruge drejt NATO-s për Kosovën, Maqedoninë e Malin e Zi, ka një rëndësi të madhe për çdo shqiptar.
Sikundër, dua të theksoj se është e një rëndësie shumë të madhe çlirimi i fqinjëve tanë nga doktrinat e vjetra raciste, ksenofobiste, antishqiptare. Ato skena që pamë gjatë zgjedhjeve në Serbi, në Preshevë, ishin të ngjashme me skenën që unë kisha parë në vitet '50, të ngjashme me ekspeditat që organizonte Millosheviçi kundër shqiptarëve, të bazuara fund e krye në frikën dhe urrejtjen ndaj tyre.
Shqipëria mbështet fuqishëm dhe bashkëpunon ngushtë me fqinjët tanë në luftën kundër kriminalitetit, në luftën për vendosjen para drejtësisë të të gjithë kriminelëve të luftës. Por Shqipëria, në asnjë moment, nuk mund të pranojë skena të atilla, ditën e heshtjes zgjedhore, vetëm e vetëm për qëllime të përbindshme nacionaliste. U ndala në këtë shembull, se ky ishte një demonstrim, ishte një shpërthim i atyre platformave nga të cilat fqinjët tanë duhet të çlirohen. Në rast se duhet të ndërtojnë një të ardhme të përbashkët evropiane me shqiptarët, ata duhet të çlirohen nga frika ndaj tyre, si një kusht në interesin më të mirë të shqiptarëve, por edhe në interesin më të mirë të kombeve të tyre.
Edhe njëherë, unë dua t'ju falënderoj shumë përzemërsisht dhe dua të siguroj të pranishmit se qeveria shqiptare mbetet tërësisht e angazhuar për një bashkëpunim të ngushtë me fqinjët tanë, për një bashkëpunim të ngushtë ndërshqiptar dhe se, për qeverinë time, ky bashkëpunim i shërben dhe është një kusht për integrimin rajonal e evropian.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi