Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuçi: Jam kthyer me përgjegjësi dhe me përkushtim

Shko poshtë

Kuçi: Jam kthyer me përgjegjësi dhe me përkushtim Empty Kuçi: Jam kthyer me përgjegjësi dhe me përkushtim

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 10, 2012 8:19 pm

Kuçi: Jam kthyer me përgjegjësi dhe me përkushtim


Kuçi: Jam kthyer me përgjegjësi dhe me përkushtim Kuqi
Hajredin Kuçi i është kthyer sërish postit të zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Drejtësisë. Këtë ai e konfirmoi vetë në një konferencë për media, pas takimit të parë zyrtar që ka zhvilluar me shefin e EULEX-it, Ksavier But de Marnak. Kuçi tha se është kthyer me përgjegjësi më të lartë.

Hajredin Kuçi i është kthyer postit që kishte lënë me 22 qershor. Pas ftesës që i ka bërë kryeministri Hashim Thaçi, Kuçi ka vendosur të kthehet në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë.

Takimin e parë zyrtar ai e pati me shefin e EULEX-it, Ksavier But de Marnak, ndërkohë paraprakisht ka zhvilluar takime me kryeministrin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.

Në konferencën për media pas takimit me Marnakun, Kuçi tha se kthehet me përgjegjësi edhe më të larta.

“Unë sot jam kthyer, me përgjegjësi dhe me përkushtim dhe do të vazhdojë aty ku kam mbetur, ndoshta me përgjegjësi edhe më të larta se deri më tani”, u shpreh Kuçi.

Ai falënderoi kryeministrin Thaçi për angazhimin personal për kthimin e tij duke hequr nenet problematike nga Kodi Penal i Kosovës. Po ashtu, ai shprehu mirënjohje edhe për deputetët, duke thënë se ata treguan vetëdije të lartë shtetërore.

Kuçi falënderoi edhe shefin e EULEX-it, duke thënë se do ta vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me këtë institucion.

“Unë dua ta falënderoj shumë për punën që kemi bërë deri tani dhe jap garanci të plota se si ministër i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministër do të punojmë edhe në të ardhmen për punë të mbara për të vendosur rendin dhe ligjin dhe për të angazhuar kapacitetet tona të plota që në Kosovë të sundojë rendi dhe ligji sipas standardeve euroatlantike”, tha Kuçi.

Ndërkaq, shefi i EULEX-it Ksavier But de Marnak, shprehu kënaqësinë për kthimin e Kuçin në detyrën e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë.

“Jam shumë i lumtur që ministri i Drejtësisë është kthyer sërish në detyrën e tij dhe që pata mundësi të takohem me të”, tha Marnak.

Zëvendëskryeministri Kuçi dha dorëheqje nga të dyja postet qeveritare më 22 qershor, vetëm pak orë pasi që në Kuvendin e Kosovës nuk kishte kaluar propozimi për heqjen e neneve 37, 38 dhe 39 nga Kodi Penal i Kosovës, të cilat është vlerësuar se cenojnë lirinë e mediave.

Kuçi kishte dhënë premtimin se do të jepte dorëheqje nëse këto nene nuk hiqen. Kryeministri Thaçi menjëherë ka riproceduar Kodin Penal në Kuvend dhe Kuvendi është pajtuar në parim që këto nene të hiqen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi