Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Albin Kurti darkë vegjetariane me Sali Berishën

Shko poshtë

Albin Kurti darkë vegjetariane me Sali Berishën Empty Albin Kurti darkë vegjetariane me Sali Berishën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 10, 2012 8:22 pm

Albin Kurti darkë vegjetariane me Sali Berishën


Albin Kurti darkë vegjetariane me Sali Berishën Albini-berisha-10
Një darkë e shtruar nga prefekti i Tiranës Lulzim Basha ka ndërtuar mirë muhabetin mes Kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe liderit të “Vetëvendosjes” Albin Kurti të cilët janë parë së bashku për disa orë në Tiranë.

Darka vegjetariane në Pallatin e Brigadave, e shtruar të hënën vonë për pjesëmarrësit e një konference që ka diskutuar tema pan-shqiptare, ka bërë bashkë Berishën dhe Kurtin të cilët janë parë duke bërë muhabet për orë të tëra.

Në tavolinën e tyre ka qenë edhe Teuta Arifi, zyrtare e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), partisë shqiptare në pushtet në Maqedoni, raporton gazeta JNK.

Kurti është lideri i forcës së tretë më të madhe politikë në Kosovë dhe ai hapur mbështet bashkimin me Shqipërinë ndërsa kundërshton simbolet e shtetit kosovar. Lideri i Vetëvendosjes është i popullarizuar në Shqipëri, por takimet zyrtare me Berishën në Tiranë nuk i ka pasur të shpeshta.

Konferenca e titulluar “Fqinjësia shqiptare” është mbështetur nga “Rockfeller Brother Fund” dhe Bashkia e Tiranës kurse janë diskutuar tema si politika, zhvillimi ekonomik, infrastruktura, edukimi dhe media me panelistë nga të gjitha hapësirat shqiptare në rajon./Indeksonline/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi