Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gërxhaliu: Mimoza dhe Besimi po më shantazhojnë

Shko poshtë

Gërxhaliu: Mimoza dhe Besimi po më shantazhojnë Empty Gërxhaliu: Mimoza dhe Besimi po më shantazhojnë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 10, 2012 11:08 pm

Gërxhaliu: Mimoza dhe Besimi po më shantazhojnë


Gërxhaliu: Mimoza dhe Besimi po më shantazhojnë Safet_Gerxhaliu_10
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Safet Gërxhaliu, pohon se pas deklaratave të fundit rreth vendosjes së tarifës për 35 për qind për çimenton dhe për sabotimin e Panairit “Prishtina 2012”, kohë më parë, ku ai kishte pasur kritika dhe kundërshtime në adresë të Qeverisë, atij i është bërë shantazh dhe presion nga zyrtarë qeveritarë, për t’i tërhequr fjalët e tij dhe për të kërkuar falje.

Gërxhaliu thekson se në adresë të Këshillit Drejtues të OEK, kanë ardhur dy letra, e para nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj dhe e dyta nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, të cilët kanë kërkuar nga Këshilli Drejtues i OEK-ut të marrë hapa konkretë për ta larguar Gërxhaliun nga OEK dhe për të kërkuar falje publike, për ato që ai ka deklaruar në media, për rastin e fundit të çimentos si dhe mospjesëmarrjen e zyrtarëve qeveritarë në Panairin “Prishtina 2012”.

Mimoza Kusari- Lila, të gjitha deklaratat e Gërxhaliu i quan shpifje. Kusari pohon se me anë të kësaj letre nuk ka kërkuar që Gërxhaliu t’i mbyllet goja, por kanë kërkuar që ai t’i tërheq fjalët e tij në rast se nuk ka fakte.

Në të kundërtën, sipas saj, ekzistojnë procedurat ligjore, që ajo mund të marrë për shpifjet që Gërxhaliu ka bërë në adresë të saj.

“Akuzat, shpifjet dhe fyerjet që janë bërë nga Gërxhaliu në disa mediume elektronike dhe të shkruara dhe unë në një letër kam prezantuar gjithë përkrahjen që ka dhënë MTI dhe Qeveria e Kosovës për OEK që ne e vlerësojmë lart si institucion. Megjithatë, ne kemi kërkuar që Gërxhaliu t’i tërheq fjalët e tij në rast se nuk ka fakte. Të akuzosh një ministër të Qeverisë, për të gjitha këto akuza të rënda që për informatën e tij është akuzë e rëndë. Në të kundërtën, ekzistojnë procedura tjera ligjore, që unë individualisht mund t’i ndërmarrë ndaj shpifjeve dhe fyerjve që më bëhen për personalitetin tim. Unë nuk mund të rri e heshtur ndaj dikujt që për shkak se synon ku e di se çfarë të merret me fyerje, shpifje dhe ofendime të asaj natyre në vazhdimësi”, theksoi ajo.

Këto pohime të ministres Kusari Lila, Gërxhaliu i quan gabime të Mimozës të cilat ajo po vazhdon t’i bëjë edhe më tej.

Ai thotë se qëndrimet e OEK-ut, nuk janë të harmonizuara me Odën Ekonomike Amerikane (OEA). Ai thekson se Gërxhaliu nuk i mbron interesat e veta personale dhe se nuk është pronar i ndonjë kompanie ndërtimore, por e mbron zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nga vetë fakti që Sharrcem është zënë në kontrabandë dhe ky dënim dhe ky gabim shkon në barrë të MTI-së, është shumë e rrugës që ministrja e tregtisë të merret me zgjidhjen dhe senzibilizimin e këtij problemi, sesa edhe më tutje të zhytet në thellësi të ndyrësirave, duke mbrojtur një vendim që nuk ka kurrfarë arsye dhe nuk qëndron. Qëndrimet e OEK nuk janë të kryetarit, por janë të shoqatës së ndërtimtarëve, të Shoqatës së Importuesve të Çimentos dhe të 150 kompani ku janë të angazhuar në mënyrë direkte apo indirekte më tepër se dy mijë të punësuar”, deklaroi Gërxhaliu.

Gërxhaliu thekson se Kusari nuk është e vetëdijshme për ato që është duke bërë, kështu që është zhytur thellë në një situatë të palakmueshme.

“Unë jam më se i vetëdijshëm që për momentin, ajo nuk e din se çka është duke bërë dhe aq thellë është futur në një situatë të palakmueshme, në të cilën s’kisha pasur dëshirë që të jem dhe tani vërtet çdo gjë që vjen nga ajo nuk më befason. Mirëpo nuk e meriton një kalibër i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë të sillet në një formë të tillë, por të ulet dhe ta avancojë dialogimin sepse me shantazh, me letra të tilla nuk do të hesht OEK”, tha ai.

Sipas tij, Kusari është dashur të merret me problemin e fundit të Sharrcemit dhe kontrabandën që ka bërë, e jo ta sulmoj Gërxhaliun dhe OEK-un, duke u munduar kështu që të tregoj se ajo është pozitë dhe e fuqishme dhe të tjerët të jenë të dëgjueshëm dhe të veprojnë ashtu siç do ajo. Të gjitha këto deklarata kundër tij, ai i sheh si një shantazh .

“Jo vetëm që është një shantazh, por është një letër e pavlerë që dikush i thotë vetës ligjërues në Kolegjin Amerikan, nuk e meriton të shkruajë një nivel aq të ulët të shkrimit dhe vetë përmbajtja e saj është pavlerë”, pohoi ai.

Megjithatë, Gërxhaliu mohon të jenë acaruar marrëdhëniet në mes të OEK dhe Qeverisë. Ai thotë se janë të gatshëm për një dialog konstruktiv dhe jo për shantazh.

“Jo absolut, ne jemi të gatshëm për dialogim konstruktiv për partneritet, mirëpo në këtë drejtim dhe me këtë formë të shantazhit që kërkush nuk pranon se dikush mund të jetë kundërshtar nuk shkohet përpara. Kritika është nënë e të mësuarit dhe jo në armiqësi dhe kritikën e shndërron në armiqësi vetëm Mimoza Kusari-Lila personalisht”, tha ai.

Ndryshe, Ministri Besim Beqaj, në letrën që i ka dërguar Këshillit drejtues të OEK, e të cilin e posedon Kosovapress, i quan të pa përgjegjshme deklaratat e Gërxhaliut, të cilat sipas tij njollosin dhe etiketojnë në mënyrë tendencioze, gatishmërinë e Qeverisë për të thelluar bashkëpunimin me komunitetin e biznesit të OEK dhe asociacioneve tjera dhe të cilat, nuk i kontribuojnë krijimit të një dialogu të qëndrueshëm dhe produktiv në interes të zhvillimit ekonomik të vendit. Në letrën e Beqajt, po ashtu thuhet se reagimet Ad Hoc për politikat zhvillimore të vendit, të cilat janë çështje sensitive dhe vitale për komunitetin e biznesit në përgjithësi, nuk kanë elemente të profesionalizmit dhe nuk i kontribuojnë aspak ndërtimit të një partneriteti afatgjatë.

Ndërsa në letrën e ministres së Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari –Lila, drejtuar këshillit drejtues të OEK-ut, Kusari shpreh zhgënjimin e saj dhe të institucionit që drejton për deklaratat dhe veprimet e kohëve të fundit të kryetarit të OEK, Safet Gërxhaliu. Në letër, po ashtu thuhet se përpjekjet e ministres dhe institucionit që ajo drejton në përkrahje të komunitetit dhe OEK, nuk kanë hasur në mirëkuptimin e duhur nga kryetari i OEK, i cili me deklarata dhe veprimet e tij kohëve të fundit, ka rrezikuar seriozisht bashkëpunimin e institucioneve tona, por dhe ka dështuar që në mënyrë të duhur t’i përfaqësoj interesat e komunitetit në Kosovë.

Ajo duke folur edhe për sabotimin e qeverisë, siç e ka quajtur Gërxhaliu në Panairin “Prishtina 2012”, pohon se Gërxhaliu ka vazhduar t’i shtrembërojë faktet edhe sa i përket panairit po ashtu edhe për çimenton dhe se deklaratat e tilla të pabazuara dhe pa asnjë logjikë ekonomike janë të papranueshme dhe jo vetëm që paraqesin bazë për padi për shpifje, por edhe kontribuojnë drejtë shtrembërimit dhe dezinformimit të opinionit publik. Në letër shkruhet se Kusari shpreson që këshilli drejtues i OEK, do t’i marrë të gjitha masat e nevojshme, që deklarimet dhe sjelljet e kryetarit të OEK-ut, të jenë në përputhje me interesat e bizneseve dhe prodhuesve vendor.

“Unë gjithashtu shpresoj që ju të merrni të gjitha masat e nevojshme, për të siguruar që z.Gërxhaliu të kërkojë falje publike, për ofendimet e bëra ndaj meje dhe institucionit që drejtoj. Në të kundërtën OEK do të rrezikojë seriozisht përkrahjen e parezervë të institucioneve qeveritare dhe komunitetit të biznesit në Kosovë“, thuhet në letrën e ministres Kusari.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi