Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agim Gashi:Zëri nënës dhurata ime

Shko poshtë

Agim Gashi:Zëri nënës dhurata ime Empty Agim Gashi:Zëri nënës dhurata ime

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 11, 2012 2:59 pm

Agim Gashi:Zëri nënës dhurata ime 539631_10150945701864077_1781338449_n

Agim Gashi:Zëri nënës dhurata ime

Heu jam ngrit sot në këtë mëngjes
Kur njerzia në punë shkojnë,
Disa i kanë edhe sofrat plot
Jetës këngë i këndojnë.

I këndojnë dhe Hirësisë së Tij
Zotit të Madh që na ka falë,
I nderojnë t´vdekurit te varri
Ndezin qirinjë, lule u dërgojnë.

Më shkoi mendja tek të varfërit
Te t´plagosurit e njerëz të sëmurë,
Tek ata që janë n´vetmi
Tek të humburit që s’u pane kurrë.

Më shkoi mendja te vetvetja ime
Nuk kam çka të shtroj në sofër,
N´kurbet të zi me këto mjerime
Me një vajzë në t´huajën votër.

Dhe mendoja çfarë dreke të bëj
Edhe pak gjë më ka mbetë,
Me pak bukë nga të huajt
Ja kurbeti si na ka tretë.

Dal n´dritare e shikoj qiellin
N´këtë ditë vere sa i ngrysur,
Miliona njerëz sot kafshojnë qiellin
Nga njerëz pa zemër e të krisur.

Milionerët mbijnë në çdo anë
Duke vjedhë edhe plaçkitë,
Mallkue qofshin për këtë verë
Mos e pafshin të bardhën dritë.

II.

Sa e ëmël është gjella e nxehtë
E shijova n´fotografi,
Edhe qielli i ndërron ngjyrat
Askund shpresa për varfëri.

N´katër anët vetëm katran
Nuk shikoj kund rreze dielli,
Kur ske bukë ske as shëndet
Kish mbarue sot edhe mielli .


Më kapluen shumë mendime
Pse e pa drejtë të jetë kjo botë,
Përse Zoti nuk ka shqetësime
Për të mjerët në këtë tokë?

Shumë ministra e politikan
Duke vjedhë e kanë bërë namin,
Me kravata të larë e të krehur
N´raki e meze e bëjnë lamin.

E unë i mjeri skam para
Në restorane nuk shkoj për së gjallë,
Sdua t´jem bashkë me hajdut
Që popullit zemrën ia kanë kallë.

Kanë vershue, plazhet plot
Me bodigard e roje tjera,
Për të varfërin janë të njejta
Sikur dimri ashtu dhe vera.


III

Por sot këtu nga banesa ime
Ja dërgova hyjit disa fjalë
N´gjuhën e pastër të gjuhës shqipe
Sa që zemrën ma kanë kallë.

Të falem Ty si mbarë njerzia
Ma hjek pak këtë mërzi,
Më dërgo ti mua të shpija
Se po digjem n´kurbet të zi.

Nuk kaluen dhjetë minuta
Po bie zilja në telefon,
Kush do të jetë pak si u tuta
Ditë pa dhimbje do t´më uron?

Filloi trupi të më dridhet
Telefonin hapa vrap,
Oh sa zë i ëmbël në tel përvidhet
Zoti vetë m´dërgoi dhuratë.

Ai zë ma mbushi zemrën time
Rreze dielli të dashurisë,
Ma gëzoi shpirtn edhe jetën
U bëra ylli i lumturisë.

O ishte pra vetë nëna ime
Që më thirri të pyet për mua
Mendja e nënës me plot ngashërime
-Dhimbjet o bir a t´kanë pushua?

Po si të kam moj lokja ime
Nuk kam dhimbje e sofra plot,
U mbush sot plot shtëpia ime
Kur ta ndjeva zërin sot.

Biseduam për shumë gjëra
Nga gëzimi fluturoja,
Përqafimet një nga një
Nënës time ja dhuroja.

E përshëndeta mija herë
Me gjithë zemër e urova,
Të më jetoj ajo përherë
Një strofë kënge ja këndova.

IV

U ndamë me nënën nga telefoni
Me shumë urime e fatëbardhësi,
Që ma mbushi zemrën plot
Nuk më vyen tjetër pasuri.

U ula këtu në dhomën time
T´më ndalen dridhjet pakë e nga pak,
Ah sa zë i ëmbël ai zë i nënës
Që m´ka mbajtë nëntë muaj në bark.

Për të gjithë kam një porosi
Duejini prindërit sa janë të gjallë,
Kur të vdesin e bëhen hi
Malli për ta ka me ju kallë.

16.11.10- Düren
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi