Prishet “ferma”, 250 qen në Selitë terrorizojnë banorët

Lehja e një prej qenve të ngelur në kolibet e boshatisura të çonte në gjurmët e shtëpisë që ka mbajtur rreth 250 qen në Selitë, të cilën banorët e lagjes nuk ta tregonin lehtas. Madje, të gjithë ata që pyetëm thjesht tregonin me dorë që gjendet diku lart, duke parë për nga kodrat e Selitës, ndërsa na këshillonin të ktheheshim pas, pasi në atë shtëpi kishte ende policë dhe për ta kjo gjë ishte e rrezikshme. “Ku do shkoni, s’e dimë, ja atje lart është, po për çfarë e doni, mos shkoni se ka policë atje, kanë qen edhe paradite, ose e merrni në telefonin Lencin para se të shkoni”. Kjo ishte minibiseda e parë me disa prej banorëve, në një nga lagjet fundore të Selitës, gjithsesi, pavarësisht stepjes së tyre për të folur, lajmi kishte marrë dhenë.
Historia
Një lukuni qensh të racave të ndryshme, duke filluar që nga më të urtit e deri tek ata që nëse lëshohen të bëjnë copë e çikë, që mbaheshin në oborrin e një shtëpie private, ka terrorizuar prej kohësh banorët e një lagjeje në Selitë, të cilët dje kanë mundur t’i japin fund makthit të tyre të përditshëm. Bëhet fjalë për një histori që ka nisur vite më parë, por që kohët e fundit kishte arritur kulmin, pasi në oborrin e shtëpisë së familjes Meta qentë nuk numëroheshin dot më me gishtat e dorës, e as me sy të lirë. Plot 250 kafshë shtëpiake, kryesisht qen të racave të ndryshme, janë bërë burim infeksioni në njërën prej lagjeve të Selitës në kryeqytet. Ata mbaheshin në njërën prej shtëpive të zonës, ndërsa situata, e cila vazhdonte prej kohësh, ka detyruar banorët të bëjnë kallëzim pranë Policisë Bashkiake për heqjen e tyre. Sipas qytetarëve, pronari i shtëpisë, Lorenc Meta, prej kohësh mbante kafshët në shtëpinë e tij, ndërsa i strehonte ato ku të mundej. Por kohët e fundit shtimi kishte arritur kulmin, ku pas kthimit të garazhit të shtëpisë në një kolibe për qentë, çdo cep i truallit përreth banesës ishte përshtatur për jetesën e kafshëve. “Kemi qenë mjaft të shqetësuar, një kope qensh të rrezikshëm, të pavaksinuar, të pa kontrolluar, pa licenca, absolutisht pa asnjë lloj rregulli. Ne dyshonim për 50-60, por gjendja mesa kemi parë ka qenë mbi 150 qen, po e përsëris të pavaksinuar pa asnjë lloj licence”, – pohon një prej fqinjëve. Ndërsa një tjetër shton se “Ne kemi bërë denoncimin dhe do ta tërheqim në qoftë se ai do të jetë plotësisht dakord me këtë që themi ne”. Pas gati tri ditësh aksion të Policisë Bashkiake është bërë i mundur largimi i qenve nga shtëpia, ndërsa pritet dhe dezinfektimi i tërë banesës. Sipas Policisë Bashkiake, heqja e qenve ka qenë mjaft e vështirë, pasi bëhej fjalë për raca të rrezikshme, ndërsa brenda shtëpisë së Metës është transportuar me vinç së bashku me kafazin e tij dhe një qen i racës kaukaziane, gjatësia e të cilit kalon dhe atë të një njeriu.
Në shtëpi
Pasditen e djeshme në shtëpinë e familjes Meta që gjendej në majë të Selitës ndodhej vetëm i ati i Lorencit, një burrë i moshuar me fizik të dobët, që korrte bar me drapër për shpendët shtëpiake. Na fton të futemi brenda, duke na pritur me mirësjellje. Fillimisht e pyesim për të “zotin” e qenve, djalin e tij, por i moshuari na thotë se nuk gjendet në shtëpi dhe se nuk ka shumë informacion për çfarë ka ndodhur, pasi çdo gjë e di Lenci. Kur e pyesim për qentë, diç preket, pse nuk i ka më në oborrin e shndërruar në një stan me disa kolibe të vjetra, njëra prej të cilave që në hyrje të portës, e që tashmë ishte bosh. Disa të tjera afër kodrës së mbuluar nga gjelbërimi, e më e madhja ngjitur me shtëpinë, e mbuluar me një perde të rëndë. “I hoqëm sot se u ankuan banorët, i kemi çuar në Pezë, Lenci nuk është në shtëpi, ai i di këto punë, unë nuk di gjë. I mbanim ca për t’i shitur, se i kërkonin shumë njerëzit. Ata të hanë të shqyejnë, ta lëshoj unë qenin, të këput këmbën. Ç’t’ju them unë, kur të vijë Lenci flisni me atë”, – pohon i moshuari, ndërsa largohet për t’i hedhur ushqim pulave që e ndjekin nga pas. Në atë oborr të zinte syri një kone të vogël bardhoshe në një kolibe me tela, dhe dy të tjerë të mëdhenj, të ngjashëm me qentë e kufirit lehnin pa pushim dhe tërhiqnin me sa të mundin zinxhirin. Duke u kthyer për nga shtëpia, një djalë 20-vjeçar, që e njihte personalisht Lencin, na tregon se qentë janë mbajtur për tregti. I riu na thotë se pak kohë më parë Lenci, që e njihte pothuajse tërë Tirana, i kishte kërkuar atij që t’i blinte një qen, sepse i duhej femra nga ajo racë dhe ai kishte vetëm mashkullin. Djaloshi pohon se vetë Lenci i ka treguar që ka investuar shumë në këtë drejtim, rreth 15 mijë euro dhe se ai furnizonte pothuajse të gjitha dyqanet në kryeqytet që merren me shitjen e kafshëve shtëpiake.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi