Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Plumb rikoshet në kokë, vdes 8-vjeçari. Flet babai: Ma vranë në gjumë

Shko poshtë

Plumb rikoshet në kokë, vdes 8-vjeçari. Flet babai: Ma vranë në gjumë Empty Plumb rikoshet në kokë, vdes 8-vjeçari. Flet babai: Ma vranë në gjumë

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 13, 2012 11:31 am

Plumb rikoshet në kokë, vdes 8-vjeçari. Flet babai: Ma vranë në gjumë


Plumb rikoshet në kokë, vdes 8-vjeçari. Flet babai: Ma vranë në gjumë Femija-12
Një fëmijë vetëm 8 vjeç është qëlluar per vdekje në kokë me plumb, teksa ishte duke fjetur në verandën e shtëpise.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Vlorës bëjnë me dije se Jurgen Lukaj është goditur në kokë nga një plumb që ka bërë rikoshetë dhe se nuk ishte ai shënjestër e dy personave që qëlluan me kallashnikov. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes në një familje rome, banuese në lagjen “24-Maji” të qytetit bregdetar.

Mësohet se rreth orës 02:30, Albert Lukaj (baba i 5 fëmijëve) ishte duke fjetur në ballkon me 2 nga djemtë e tij. Ndërsa ka dëgjuar zhurmë, kryefamiljari është zgjuar dhe ka vënë re dy persona që po tentonin të kapërcenin murin rrethues të shtëpisë së fqinjit. Lukaj teksa ishte përgjumësh ka sharë dy të “paftuarit”, të cilët i janë kundërpërgjigjur po me të shara. Në grindje e sipër, dy personat e panjohur kanë kërcënuar se do ta vrisnin Lukajn, ndërsa kanë qëlluar dy herë me kallashnikov.

Sipas policisë lokale, njëri nga plumbat ka bërë rikoshet në një kangjellë dhe më pas ka plagosur 8-vjeçarin. Familjarët e dërguan urgjentisht në Spitalin Rajonal të Vlorës, por për shkak të gjendjes së rëndë, bluzat e bardha të Vlorës kanë dërguar fëmijën e plagosur në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku dhe ndërroi jetë.

Babai i viktimës, Albert Lukaj tregon ngjarjen ku mbeti i vrarë djali i tij 8 vjeç. 'Ishte natë dhe nuk munda që ti njoh. Ndeza dritën dhe po shikoja fëmijët nëse ishin mirë. Pashë se njëri nga çunat nuk ishte zgjuar nga zhurma. Iu afrova dhe pashë se koka e tij ishte gjithë gjak. E dërguam në spital, por im bir nuk i mbijetoi plagës'. (Intervista e plote te Premten ne Gazeta Shqiptare)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi