Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët

Shko poshtë

Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët Empty Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 13, 2012 5:09 pm

Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët 41673_1475749406_8718_n

Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët
Musa Jupolli

Poemë e filozofisë...
në varg...
.................filozofi e hapësirës
dhuratë...
................drejtuar shpirtit
metodë...
................në bindje të idesë
kritikë...
................argumente vërtetësie
etimologji...
................dashuri për urtësi
mesazh...
.................në shërbim të mirësisë
bindje....
.................në filozofinë e kombit tim
poemë...
.................autentike
eklipse...
.................e dritësisë
vepër...
................. e drejtësisë
frymëzim...
..................natyra dhe njeriu i Atdheut tim
dashuri...
..................shtojzovalla e ndjeshmërisë
ngadhnjuese n' ide...poemë e filozofisë

THIRRJE...
...................?

...ju lutem më jepni përgjigje se dua ta di çfarë mendon ti poet dhe të tjerë lexues të dashur...
...poetike, historike, jo vetëm lirikë e epikë, e dialogut, autobiografisë, reci, poemë e filozofisë...apo , apo ???

.................mungon vargu në THIRRJE !................................!


Abdi Pergjegja:Pergjigje THIRRJES.

Pershendetje Vella Musa Jupolli:

"Qe kur bashkova Rete",
e pata deshire per shi,
Pra,qysh n'dreke
Te kam lexu Ty,
eJam duke mendu,
c'far me shkru,
e akoma nuk di,
Nese mungon gje n'poezi.....!
A t'kujtohet vella,
kur t'shkruajta,"
Po Ne"
Kur do bashkohemi si keto RE,
e m'the:
"Jam me Ty,n'atdhe"
Qe besa ,besova.
E si nje femi'
U gezova,pastaj,
t'lexova perseri e perseri,
n'artin Tend,Tone,
Koncentrat poetik,
Filozofik,Etika,
Estetika,Fonetika,
Dritesia,drejtesia,Etimologjia,
Ndjeshmeria,e syte,
ashtu nen gjyslyke,
Me mbeten
thuajse treten,
Jo me tek fjala,
tek vargu,
as metrika,|
POR
TEK ATO PIKA......!
C'far thone,
ashtu pa fjale.......!
M;u kijtua,
fjala e urte..
Nga durimi,
pika,
gerryen gurte.
E thashe:Si Arkimedi:
Eureka.
Im vella Musa,
ka kohe,
ne mendje,zemer,shpirte.
Vetem nje GJE ka.
THIRRJE POETIKE
QARTE,SHQIP TE SHKRUAR.
SHQIPTARE TE BASHKUAR.
abdipergjegja,nga tastjera,per Tim vella..12.07.2012.23 00!




Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët 372281_1338122538_1229860927_n
Milazim Kajtazi

Përshendetje mik i dashurë Musa Jupolli o shekulli im i harruar
e varfëri mendore
pelhurë e syve qorrë
njeriu futet në mjerim
po s'ju përgjigje
thirrjes për bashkim
poet në filozofi
bashkimi është aty
vargje në atdhedashuri
etnia është aty
kohës i mbijetonë
edhe nese koha shkonë
kthehemi më të fort
e thëm këtë pa frigë
se rilindasit prap janë ngritë
thirrje gjërë ne amshim
na vije një zë si vetim
poemë e filozofisë
vargu si mesazhë
vepër,dashuri e frymëzim
është atdheu i im
po ju ...
poeti leshoj kushtrimin
dha betimin
vargisu hyrë në valle
në dasmen shqipëtare
ka vetëm një traditë
flet më një gjuhë
gjenezë nga një genë
hyrë në dasmen time
se dita jonë po vjenë



Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët 275246_100000582437455_2097760_n
Mentor Thaqi

‎Musa Jupolli, vëlla i dashur, me mundësitë e mia po mundohem të përgjigjem! Nderim vargut tënd të florinjtë! ******** PYETJEVE FILOZOFIKE ME PËRGJEGJE POETIKE

(Poet, përgjegjshëm e ndërgjegjshëm me mundësi ....)

Ah, vargu
një dëshirë
e zbërthyer,
një mbajtje
e pathyer,
vetpërmbajtje
e pelqyer,
qëllimisht,
kushtimisht!

Thonë,
fryma e fundit
e para
diku tjetër,
shpirti n´fluturim,
mirësisë
bekim!

Overtyra
n´lektyra
kallzimit vetanak
kur turpin
tregon fytyra
pa dhe një pikë gjak
dhe kur pushton mynxyra
prag e oxhak,
paj, jo more jo
qebesa,
nuk është shëmtia
për Kombin tim
dhe atë bekim
të Trojeve t´mia
O Hyu im!

Epo,
thirrja e vargut
është drejt
arsyes
të përmbledhë veten,
të thotë t´vërtetën,
të bekon jetën,
për unitet
n´bashkim shpirtëror,
siç e don vet
Trungu Arbëror!

E thirrja
Apel
nga shpirti
na del,
majekrahçe
shqiptarçe
Gege,
me iso
polifonike
nga Toskëria ime
Etnike:
Eeeeheeeehoooo
e bekoftë Zoti
Arbërinë
more heeeej,
eeeeeee, oooooooohohoho!

Mentor Thaqi VS., 12.07.2012

Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët 372281_1338122538_1229860927_n
Milazim Kajtazi

KAM EDHE NJË PËRGJIGJE MIK E VLLA I DASHUN Musa Jupolli THIRRJES SUAJ POEMË E FILOZOFISË

në varg fuqi atdhetare
poezia e vargu filozofi e hapësirës
dhuratë nga i madhi Zot
n'bekim,drejtuar shpirtit
metodë lapsi dhe dija
fuqishëm në bindje të idesë
kritikë aty ku ka vend
gjithëherë më argumente vërtetësie
etimologji dhe dije në veprim
dhuron dashuri për urtësi
mesazh për punë
dashuri në shërbim të mirësisë
bindje të plot në ngadhnjim
urtësia dhe puna në filozofinë e kombit tim
është poemë e pa mbaruarë
historike e autentike
eklipse delë në horizont
zë hyjnore i dritësisë
vepër madheshtore
është vepër e jonë e drejtësisë
frymëzim dhe burim janë
nga vetë natyra dhe njeriu i Atdheut tim
dashuri dhe urtësi
në mitologin tonë shtojzovalla e ndjeshmërisë
ngadhnjuese n' ide dhe punë poemë e filozofisë

Musa Jupolli:Poemë e filozofisë...Dhe poezi komente nga miqët 41673_1475749406_8718_n
Musa Jupolli ‎*
I dashur vëlla Milazim, ndjeva një krenari tepër të madhe në vargun tënd timin! Më bukur s' ka !
*
Milazim Kajtazi-t


lapsat i rëndita
janë vetë pikat
poema e dashurisë
e ardhmja e Shqipërisë
lapsat i ngjyrosa
në xhelozi për dashuri
në ngjyrë të Flamurit
kuqezi
dhe u bëra Thirrje ...


Edituar për herë të fundit nga Agim Gashi në Fri Jul 13, 2012 5:18 pm, edituar 2 herë gjithsej
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi