Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhavit Haliti kërkon hetime për “vrasjet që i vishen”

Shko poshtë

Xhavit Haliti kërkon hetime për “vrasjet që i vishen” Empty Xhavit Haliti kërkon hetime për “vrasjet që i vishen”

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 13, 2012 5:27 pm

Xhavit Haliti kërkon hetime për “vrasjet që i vishen”


Xhavit Haliti kërkon hetime për “vrasjet që i vishen” 13haliti_
Sërish dështoi seanca e Kuvendit të Kosovës për shkak të mungesës së kuorumit, jo nga deputetët e opozitës, por të mazhorancës. Në vazhdimin e debatit për Cimenton, kur pritej të votohej mocioni për ndryshimin e vendimit, deputetët e PDK-së, AKR-së dhe partnerëve tjerë as që kanë qëndruar në sallë.

Ky akt është kritikuar ashpër nga partitë opozitare, LDK-ja dhe AAK-ja. Sabri Hamiti e Visar Ymeri kanë thënë se kjo praktikë është e paprecedent në botën demokratike që mazhoranca ta lëshojë sallën dhe se koalicioni nuk ka guxim t’i përdorë numrat duke u bërë peng i interesave të ngushta. Kritik i ashpër është shfaqur edhe deputeti Fatmir Limaj, i cili ka thënë se Kuvendi i Kosovës ka devalvuar dhe më i fuqishëm ishte në kohën e Kushnerit sesa sot. “Parlamenti është në këtë gjendje që një vit e gjysmë. Është turp” ka thënë Limaj.

E një adresim jashtë rendit të ditës ka pasur Xhavit Haliti, i cili ka folur për vrasjet e pasluftës dhe për të përfolurit e emrit të tij në gjithë këto histori, njofton KTV. Ai ka thënë se nuk e ka vrarë Ahmet Krasniqin, Ilir Konushevcin, Tahir Zemajn e shumë të tjerë siç e kanë përfolur emrin e tij, duke i kërkuar Prokurorisë në Shqipëri dhe asaj të
EULEX-it që të hetojnë dhe ka shtuar se askush nuk mund të prishë miqësinë e tij që ka me Sabri Hamitin dhe me familjen Rugova.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi