Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyqmet Hasko:NGA PERËNDIMI NË AGIM

Shko poshtë

Hyqmet Hasko:NGA PERËNDIMI NË AGIM Empty Hyqmet Hasko:NGA PERËNDIMI NË AGIM

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 14, 2012 9:57 pm

Hyqmet Hasko:NGA PERËNDIMI NË AGIM 319390_482196488475978_2146968860_n



Hyqmet Hasko

NGA PERËNDIMI NË AGIM

Perëndim i diellit sonte më fali një mike,
Dhe unë kuptova se asgjë nuk perëndon,
Kur një dashuri është vërtetë besnike,
Me dritën e pashuar të lumturisë kalëron.

Tani natën e quaj ekzistencë të bukur,
Përderisa dashurinë e zgjodha hënore,
Dhe bukurinë nuk e sjellin vetëm buzët,
Por drita tek një hënë me buzë harkore.

Perëndimi i diellit më fali një mike,
Dhe për mua s’ka perëndim, po lindje,
Kur dashuria dhe gjatë natës ka dritë dite,
Mes ledhatimesh e puthjesh ajo behet jetike.

Sepse dy zemra me njëra-tjetrën dashuruar,
Kanë lindje dhe asnjëherë perëndime,
Nëse lumturinë mes dashurisë ke siguruar,
Në jetë ke për të shijuar vetëm agime...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi