Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MENTOR THAQI:NË FTERRË PËR MIDIS T´ATDHEUT

Shko poshtë

MENTOR THAQI:NË FTERRË PËR MIDIS T´ATDHEUT Empty MENTOR THAQI:NË FTERRË PËR MIDIS T´ATDHEUT

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 15, 2012 1:01 pm

MENTOR THAQI:NË FTERRË PËR MIDIS T´ATDHEUT 275246_100000582437455_2097760_n

MENTOR THAQI:NË FTERRË PËR MIDIS T´ATDHEUT
MENTOR THAQI:NË FTERRË PËR MIDIS T´ATDHEUT 376898_479322845430459_1393527168_n
Mora rrugën për në Fterrë,
t´vizitoj vëllëzërit e gjakut,
ka një vit që shpirti djerrë
mbetur m´ka, prej merakut!

Për midis i rashë Atdheut,
nga veriu drejt për në jug,
m´shoqëroi e Bukura e Dheut,
Shpirti i Arbërit n´lulëzim n´vlug!

Bukuritë, Legjendat,..., një nga një,
ia shijoja me shpirtëflakë Tokës,
paj, t´ka beku Zoti o Nanë Shqipni,
me njatë Uratë në gjuhë të Lokes!

Male e fusha gjatë e gjanë,
Plisa t´bardhë me borë mbi kreshta,
Detëra t´kaltër të pa anë,
toka buke, kopshte, vreshta, ...!

Ah! T´falem o Zot, Ti na paç n´dorë!
Shpirti mu mbush me elan Djali,
një Tufë Lule në Trimen Vlorë,
për TY bacalok o Ismail Qemali!

Mes për mes dhe Llogarasë,
aty këngë shekulli bukur jehon,
shpirti më vlonte me tallas,
e pashë, e preka Pishen Shqiponjë!!!

Dhe, ah saora u gjeta në Borsh,
anash Kuçi e para m´del Fterra,
veten ndjeva dashnor sarhosh,
ndaj bukurisë që pashë n´kto Dhera!

O Nënëmadhe Fterra ime,
unë Llukjan-Dardanasi tash dhe Fterriot,
thellë nga zemra të japë bekime:
- Rrofsh përjetë, shpirti im t´thotë!


Mentor Thaqi VS., 27.06.2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi