ELIDA BUÇPAPAJ:JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
Faqja 1 e 1

JASHTË RRUGAÇËT NGA PARLAMENTI I SHQIPËRISË
-Si mund të tolerojmë që fyhet një nënë shqiptare si « rrugaçe »

Nga ELIDA BUÇPAPAJ
Një deputet i Parlamentit të Shqipërisë e ka fyer publikisht Prokuroren e Shqipërisë duke e quajtur « rrugaçe ». Sikur të mos jetojmë në shekullin XXI, por në periudhën e inkuizicionit, kur gratë i digjnin në turra drush. Një deputet i parlamentit të Shqipërisë e ka fyer një grua shqiptare, nuk ka rëndësi se çfarë posti mban kjo grua. Një deputet i parlamentit të Shqipërisë e ka fyer një grua shqiptare, sikur të ishte përfaqësues i primitivizmit dhe tribalizmit dhe jo i sovranit.
Diktatura komuniste i fyente, i poshtëronte, i vriste gratë, i dërgonte në kampe përqëndrimi, i depersonalizonte, i torturonte, i pushkatonte pa gjyq, i pushkatonte me fëmijë në bark, ndërsa një përfaqësues i popullit, në shekullin XXI, i një vendi që krenohet se e paska rrëzuar diktaturën, e fyen prokuroren e Shqipërisë si « rrugaçe »! Sikur të jetë përfaqësues i parlamentit të Enver Hoxhës dhe jo i një regjimi demokratik, sikur të jetë përfaqësues i parlamentit të Hugo Çavezit dhe jo i një vendi anëtar të NATO-s!
Fyerjen e deputetit të parlamentit të Shqipërisë e kishin botuar sot i gjithë shtypi i Tiranës, i kishin bërë jehonë dhe mediat vizive të Shqipërisë, ndërsa nuk pamë asnjë burrë nga të ashtuquajturit opinionistë të Tiranës, që t’i kishte dalë në mbrojtje Ina Ramës!
Një përfaqësues i parlamentit, që i fyen gratë shqiptare, shpreh në mënyrën më eksplicite nivelin e mjerë që ka politika shqiptare, është dëshmi e gjallë e profilit të politikanit shqiptar, i cili është jashtë standarteve të një vendi demokratik.
Një shoqëri ku politikanët i fyejnë gratë, ndërsa elita theket në diell në plazhet dhe vilat luksoze të blera si shërbëtore dhe puthadore e këtyre politikanëve, rrezikon të degradojë dhe degjenerojë sistemin, sepse lejon që një deputet i Parlamentit të Shqipërisë të denigrojë figurën e një nëne, e cila është e shenjtë dhe e paprekëshme!
Gruaja shqiptare është bija e Nënë Terezës, është trashëgimtarja e Mbretëreshës Teuta, është stërmbesa e Rozafës e cila u vetëflijua, sakrifikoi jetën e saj deri në sublimitet, duke kërkuar të vetmin « privilegj » që t’i lihej jashtë murimit gjiri për të mëkuar birin e saj, që ky të jetonte. Legjenda e Rozafës e kthen në mit gruan shqiptare, e bën shkakun dhe arsyen e ekzistencës të farës shqiptare. Flijimi i saj është akti më ekstrem që nuk lejon më të tolerohet asgjë kundër femrës shqiptare, nga askush.
Edhe në Kanun, i cili sot përmendet dendur, për të justifikuar aktet e degradimit të shoqërisë për shkak të mungesës të shtetit të së drejtës, femra është e paprekëshme.
Kur një deputet i Parlamentit tër Shqipërisë e fyen një grua « rrugaçe », merrni me mend se çfarë leksione të barbarisë jep për qytetarin e thjeshtë ! Kur një deputet i parlamentit të Shqipërisë e fyen prokuroren e Shqipërisë « rrugaçe », merrni me mend se çfarë leksioni antiqytetërues, antiemancipues, antidemokratik dhe antiligjor jep ky deputet për shoqërinë shqiptare.
Nuk e ka fajin Ina Rama që klasa politike shqiptare e ka lejuar degradimin e drejtësisë shqiptare. Nuk e ka fajin Ina Rama që Fehmi Avdiu dhe Arben Puto, njëri i inkriminuar dhe tjetri kuisling i regjimit totalitar, sot vazhdojnë e i japin popullit shqiptar leksione për drejtësinë! Fajin e ka politika!
Fajin e ka politika. E cila toleron dhe bën indiferentin kur një deputet i parlamentit të Shqipërisë e quan « rrugaçe » një grua shqiptare, e cila është bijë, motër, bashkëshorte, grua, femër shqiptare, është nënë!
Dhe mjerimi është se askush nga krahu i PD nuk do t’i dilte në mbrojtje Ina Ramës ! Deri këtu ka arritur niveli i konformizmit i politikës, deri këtu ka arritur paburrëria ! Duke përfshirë këtu edhe gratë e Parlamentit të Shqipërisë!
Por nëse ata e tolerojnë, ne shoqëria shqiptare nuk duhet ta tolerojmë! Nuk ka gra rrugaçe! Nuk ka nëna rrugaçe! Nuk ka femra rrugaçe! Rrugaç është kushdo që fyen një grua! Edhe ai deputeti i Parlamenti i Shqipërisë që e fyeu një grua! I cili nuk meriton që të jetë përfaqësues i sovranit.
-
PS Këtë opinion do ta përcjell në të gjitha gazetat kryesore të Tiranës, të shohim se cila prej tyre do ta botojë

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Elida Buçpapaj:Më në fund
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:PËR 12 QERSHORIN E ARDHSHËM UROJMË QË KOSOVA TË KETË NDEJTËSEN E VET NË OKB!
» ELIDA BUÇPAPAJ dhe SKËNDER BUÇPAPAJ:NJË FTESË NGA BERNA - APES I MIKPRITUR NGA KANCELIERJA KAZANOVA
» ELIDA BUÇPAPAJ:
» Elida Buçpapaj:Mimoza Kusarja

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi