Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jozefina TOPALLI:E vërteta dhe drejtësia, virtytet themelore të njeriut!

Shko poshtë

Jozefina TOPALLI:E vërteta dhe drejtësia, virtytet themelore të njeriut! Empty Jozefina TOPALLI:E vërteta dhe drejtësia, virtytet themelore të njeriut!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 17, 2012 12:59 pm

E vërteta dhe drejtësia, virtytet themelore të njeriut!

Jozefina TOPALLI:E vërteta dhe drejtësia, virtytet themelore të njeriut! Jozefinatopalli-new
Jozefina TOPALLI

Në shtator 1952, një prej politikanëve oratorë të SHBA, Adlai Stevenson gjatë fushatës elektorale u shpreh "Po mendoj t'i bëj një propozim miqve të mi republikanë… nëse ata ndalojnë së thëni gënjeshtra rreth demokratëve, ne do të ndalojmë së thëni të vërteta për ta". Në të njëjtën kohë, në cepin tjetër të kontinentit europian, Winston Curchill do të shprehej "Kurajoja është ajo që na ngre në këmbë dhe flasim; kurajoja është gjithashtu ajo që na ul dhe na bën të dëgjojmë". Ka një të përbashkët në këto dy pasazhe. Rëndom "politika është luftë" dhe rëndom thuhet "lufta politike". Ndaj si çdo "luftë" duhet të ketë rregulla të kodifikuara, që janë të detyrueshme për zbatim nga të gjithë. Si krijues të kodeve të tyre, parlamentarët duhet të marrin përgjegjësinë për t'i mbajtur standardet e tyre sa më koherente dhe të kenë vendosur sistem administrimi të etikës, eficent dhe efektiv.
Si pronarë të këtyre kodeve, ata duhet të tregojnë lidership nëpërmjet "luftës ndaj asaj që nuk është etike, morale", duke refuzuar ata që thonë se, "nuk ke çfarë i bën; kështu është politika".
Parlamentarët individualisht duhet të sigurojnë se sjellja e tyre është përtej çdo qortimi dhe kolektivisht duhet të sigurojnë se regjimi i tyre etik përkon me pritjet e mëdha të shoqërisë për standarde të larta sjelljeje nga zyrtarët publikë. Si lider në fushën e politikës, parlamentarët kanë detyrimin publik dhe moral për të treguar se standardet e larta të sjelljes duhet të jenë rregull sjelljeje dhe jo përjashtim në mjediset e tyre të punës. Sot, sfidat janë serioze ndaj edhe kërkojnë maksimalisht përpjekje serioze. Etika është zemra e një shoqërie të suksesshme dhe lidershipi etik është fondamental.
Parlamenti është institucioni kyç në një sistem demokratik. Ai përfaqëson njerëzit, bën ligje, kryen mbikëqyrjen. Standardet e larta profesionale dhe etike janë parakushte të rëndësishme në ndërtimin e shtetit. Për të gjithë ne, etika është hapi i parë i komunikimit institucional. Ajo është conditio sine qua non! "Çmimi i madhështisë është përgjegjësia!", thotë Churchilli. Në politikë, etika ka po aq rëndësi sa çështjet që trajtohen. Është çelësi kryesor për të udhëhequr një vend me largpamësi dhe pasion, do të thoja edhe me zemër. Ajo ka qenë kryefjala në ndërmarrjen e reformave të panumërta. Është kryesisht për të vendosur se çfarë është "e drejtë" dhe "e gabuar". Ajo është shprehja e vlerave tona më të thella, se si manifestojmë atë që besojmë nëpërmjet veprimeve. Është perceptimi i karakterit të një parlamentari. Karakter që duhet të jetë autentik, i pandryshueshëm.
Ne jemi të përgjegjshëm se bota në të cilën jetojmë nuk përputhet 100% me etikën. Por, ajo është dhe do të mbetet referenca për të cilën aspirojmë. Unë dua të jem e sinqertë me të gjithë ju. Në biznes, në media, në politikë, po aq sa edhe në fusha të tjera, jo vetëm në Shqipëri, por në çdo vend, ekziston një kontrast mes asaj që duhet të jetë dhe ajo që është. Jo pa qëllim, rregullorja e Kuvendit i ka dedikuar një hapësirë të veçantë rregullit dhe sjelljes së jetës parlamentare. Ajo është një mekanizëm i dobishëm në rritjen e standardeve të parlamentarizmit. Kjo rregullore është dokument reference themelor nga duhet të frymëzohen të gjithë parlamentarët për t'i shërbyer qytetarëve shqiptarë.
Etika parlamentare, si dhe formulimi i ligjeve dhe kodeve ka qenë, është dhe do të jetë një nga çështjet kryesore në Kuvendin e Shqipërisë. Ne duhet t'i forcojmë e t'i përmirësojmë dhe aplikojmë ato çdo ditë, në çdo rast. Janë instrumentat e vetëm që duhet të përdorim. Ato janë komponentë të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit. Standardet etike në miratimin e kodeve të shumta kanë efekte parandaluese të këtij fenomeni. Ky koncept është konsoliduar duke u mbështetur në parimet e jetës publike, të cilat janë dhe duhet të jenë: sakrifica, integriteti, objektiviteti, llogaridhënia, sinqeriteti, ndershmëria dhe leadership-i.
Ashtu siç dhe është shprehur një filozof i shquar: "etika është triumfi i të vërtetës mbi opinionin personal, i logjikës përmbi instinkteve. Është triumfi i absolutes mbi relativen. Thënë ndryshe: etika është triumfi i episteme-s përmbi doxa-n". Pa dyshim që ajo është përshkrimi i një "qyteti të brendshëm", ku çdokush duhet të kërkojë të vërtetën dhe drejtësinë në anarkinë e instinkteve, e dëshirave subjektive dhe të egoizmit. Sepse e vërteta dhe drejtësia janë virtytet themelore të njeriut! Unë garantoj se mirëpritës çdo ide frytdhënëse në zhvillimin e një udhëzuesi ose manuali për Kodin e Etikës në Parlament. Ne duhet të shikojmë përpara duke bashkëpunuar me aktorë politikë, me shoqërinë civile, me ata që mendojnë ndryshe nga ne dhe kanë ide të reja.
Unë edhe një herë dua të theksoj mirënjohjen e thellë ndaj OSBE/ODIHR-it, ndaj ambasadës gjermane për konferencën dhe mbështetjen e vazhdueshme që kjo organizatë ka dhënë.
Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj një temë që s'kam hezituar ta përmend sa herë që më jepet rasti. Ne duhet të fitojmë në këtë vend betejën me imunitetet, sepse një Shqipëri pa imunitete absolute është një Shqipëri më e mirë, është një Shqipëri më e drejtë, është një Shqipëri më europiane. Tashmë Kuvendi ka një proces dhe procedurë konkrete në këtë fushë, ndaj si Kryetare e Kuvendit, punoj, nxis dhe shpresoj se në javën e parë të gushtit do të kemi përfundimin e suksesshëm të ndryshimeve kushtetuese për imunitetin.
Natyrisht që bota globale dhe modernizimi ka impaktin e tij mbi secilin prej nesh, është një botë më e komplikuar, është një botë më komplekse. Të tilla janë edhe fenomenet negative, si korrupsioni, si krimi, janë një kompleks, ndaj edhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta bërë më transparent institucionin tonë, institucionet publike në tërësi, por edhe median, edhe biznesin, edhe grupet e interesit.
Unë jam e kënaqur që në kalendarin e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë, përveç çështjes së heqjes së imunitetit, që është një çështje vendimtare dhe fondamentale, për ne si Kuvend, për çdo deputet, për ta parë qytetarin sy më sy, kanë ardhur edhe ndryshimet në ligjin për konfliktin e interesit, duke e bërë edhe më agresive luftën kundër korrupsionit, kanë ardhur ndryshimet e tjera në ligjin për deklarimin e pasurisë së zyrtarëve të lartë dhe një sërë ligjesh të tjera. Këto janë detyra të Kuvendit të Shqipërisë, këto janë detyra të parlamentarëve. Është koha për të reaguar ndaj kompleksitetit të globalizmit, e cila kërkon që çdo ditë ne të bëhemi më transparentë. Duke qenë më transparentë dhe më të hapur, ne krijojmë një shkallë më të lartë etike, integriteti dhe morali, i cili është pritshmëria kryesore e çdo qytetari, përveç veprimit, reformave dhe ndryshimit të vendit.
Ndaj edhe njëherë unë falënderoj të gjithë kolegët e mi deputetë, që sot janë të pranishëm, shkëlqesitë ambasadorë, përfaqësues të institucioneve të ndryshme ndërkombëtare, të cilët janë njohës të mirë të çështjeve të etikës, të integritetit, të moralit, që mund të na mbështesin me mendimet e tyre në krijimin e një udhëzuesi apo Kodi të ri Etike. Në fakt ka qenë një kërkesë e Kuvendit të Shqipërisë për të kërkuar asistencën e ekspertëve dhe të OSBE, për të bërë të mundur që në një kohë të ardhshme, jo të largët, Kuvendi i Shqipërisë përveç ligjeve që ka për konfliktin e interesit, deklarimit të pasurive, përveç sfidës së madhe, që unë e shikoj me optimizëm, që në 6 gusht të heqim imunitetin, ne të bëjmë të mundur edhe një Kod Etike ashtu siç e kanë dhe shumë Parlamente të tjera të botës.
Ne jemi të vetëdijshëm edhe se çfarë ka ndodhur në Parlamentet e vendeve të tjera të BE, ne kemi dëgjuar dhe lexuar edhe për skandalet që kanë ndodhur në vende të ndryshme, edhe për problemet që kanë ndodhur në vetë Parlamentin Evropian dhe reagimi i menjëhershëm ka qenë ndryshimi, përmirësimi i Kodit të Etikës. Unë besoj se ka ardhur koha që Shqipëria përveç përmirësimeve të një sërë ligjesh, për të cilët mund të them se janë ligje me standardet më të larta dhe më të mira në këtë fushë, ne mund të bëjmë të mundur plotësimin e rregullores së Kuvendit, e cila e trajton këtë çështje në disa artikuj dhe kapituj të saj me një udhëzues apo Kod Etike si Parlamentet e tjera.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi