Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nisin grevën 700 punëtorë të “Trepçës”, të pakënaqur me AKP-në

Shko poshtë

Nisin grevën 700 punëtorë të “Trepçës”, të pakënaqur me AKP-në Empty Nisin grevën 700 punëtorë të “Trepçës”, të pakënaqur me AKP-në

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 18, 2012 12:17 am

Nisin grevën 700 punëtorë të “Trepçës”, të pakënaqur me AKP-në


Nisin grevën 700 punëtorë të “Trepçës”, të pakënaqur me AKP-në F1_17protrepca-jpg1342532263

Mitrovicë, 17 korrik - Kanë hyrë grevë rreth 700 punëtorë të “Trepçës”, në shenjë pakënaqësie ndaj AKP-së, e cila e ka emëruar për ushtrues detyre, Eset Ujkanin. Sabri Ismaili, përfaqësues i sindikatës, ka thënë se punëtorët do të qëndrojnë në grevë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. “ Punëtorët do të qëndrojnë deri nesër në ora 09:00 ku dhe do të merret ndonjë vendim”, ka bërë të ditur Ismaili. Ai gjithashtu ka thënë se punëtorët kujdestarë po zhvillojnë grevën në horizonte, ndërsa të tjerët në një sallë të minierës. Burimet e KTV-së thonë se grevës së minatorëve të “Trepçës” u janë bashkuar edhe minatorët e Artanës dhe të Kishnicës. Gjatë ditës minatorët e kishin ndërprerë punën duke kërkuar që të vijnë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-menaxheri Ferat Shala dhe një përfaqësues i Qeverisë.



Mitrovicë, 17 korrik - Minatorët nuk e njohin vendimin e AKP-së për emërimin e Eset Ujkanit për ushtrues të detyrës së menaxherit të Kombinatit Trepça. Ata kërkojnë që deri në zgjedhjen e menaxherit të ri, të emërohet dikush nga njohësit e minierave: Halil Qela, Beqir Maliqi, Miftar Hyseni. Ky vendim është
marrë në një mbledhje të Sindikatës së Minatorëve.
Dorëheqja e menaxherit të Trepçës, Ferat Shala dhe emërimi nga AKP-ja i Eset Ujkanit për ushtrues të detyrës, ka nxitur pakënaqësinë e minartorëve. Të martën, pas daljes nga horizontet të ndërrimi i tretë, minatorët e ndërrimit të parë nuk zbritën poshtë në horizonte, por u mblodhën para hyrjes së minierës, duke refuzuar që ta nisin punën, raportoi pak më parë korrespondenti i “Kohës Ditore” nga Mitrovica.
Minatorët kërkojnë sqarim se çfarë po bëhet dhe çfarë do të ndodhë me Trepçen. Ata kërkuan që para minatorëve të vijnë kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ish-menaxheri Ferat Shala dhe një përfaqësues i qeverisë.
Sabri Ismaili, përfaqësues i SP, tha se këto kërkesa, sidomos ajo e fundit për prezencën e kryeparlamentarit Krasniqi, Ferat Shala dhe një përfaqësuesi të qeverisë, duhet të përmbushet deri në orën 18:00, të martën, në të kundërtën minatorët do të nisen këmbë për në Prishtinë ose do të zbresin në horizonte për të hyrë në grevë.
“Me Trepçen po duan të veprojnë sikurse me “Ferronikelin” dhe me ndërmarrjet tjera, që ta shkatërrojnë ekonominë e Kosovës”, ka thënë ai.
Me minatorët e tubuar janë përpjekur të bisedojnë përfaqësuesi i AKP-së, Fatos Meqa, Eset Ujkani, ushtrues i detyrës së menaxherit të Trepçës, por edhe menaxheri i Flotacionit, Miftar Hyseni, por ata nuk janë lejuar të flasin. Minatorët e revoltuar i kanë urdhëruar ata që të dalin jashtë, në të kundërtën, “mund të ndodhë gjithçka”.
Gjatë gjithë kohës, minatorët kanë brohoritur: “Nuk lejojmë privatizimin e Tepçës”, si dhe “Nuk e njohim AKP-në“.
Minatorët janë në pritje të përmbushjes së kërkesave të shtruara.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi