Prend BUZHALA (POEZI ) - KËNGË PËR LUFTËTARIN E LIRISË MBAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS
Faqja 1 e 1
Prend BUZHALA (POEZI ) - KËNGË PËR LUFTËTARIN E LIRISË MBAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS
Prend BUZHALA (POEZI ) - KËNGË PËR LUFTËTARIN E LIRISË MBAS PËRFUNDIMIT TË LUFTËS
1.
Në fillim rreth tij u dashka të përhapet dyshimi,
(Në Kosovë thuhet se vetëm shqiptarët e vrarë qenkan të mirë),
Mbasi nuk është vrarë në luftë
U dashka të ketë një të kaluar të dyshimtë,
E mandej për të duhet të hartohen dosje të fshehta.
Po edhe vetë Luftëtari Dyshimin e shpall Hyjni të Botës:
I zbulon lajthitjet më të padukshme në vlerat e Lirisë.
2.
A e dini çka ndodh me Luftëtarin
Po pushoi së qeni luftëtar në kohë paqe?
Kjo do të thotë të të shlyejnë nga të gjallët,
Atdheun ta shlyejnë nga Harta e Dheut.
Përpiqen t’ia shlyejnë emrin e kund të mos i gjendet
Sikur kurrë nuk ka ekzistuar, sikur nuk bën hije mbi dhé –
E vetë luftëtarin ta shndërrojnë në një album të gjallë
Të të shtegtojë me të vdekurt
E me zgavrën e shpirtit të endet nëpër yje.
Mandej e tradhton Fjalën Liri,
Mandej e kaplon Harresa e Madhe
(o Zot, s’paska gjë më të rrezikshme se harresa),
Harron se te Fjala Liri banon Fjala Zot,
Këto dy fjalë patjetër
E kanë shembëlltyrën e Luftëtarit.
Mandej vërshon paqja me eprorët e mjerimit,
Me ligjet e paragrafet që nuk përbihen
E mandej vetë ai merr vesh se çka p ndodh me të –
Luftëtari përsëri zë të udhëtojë
Drejt të Padukshmes, drejt Itakës a drejt Atdheut.
3.
E dihet: vetëm një Luftëtar e dëgjon atë zë, të zhytur shtatë pashë nën dhe,Vetëm një luftëtar di të bisedojë e të qeshet me vdekjenE thotë: nga honet e vdekjes po vij,E thotë: ja, bëra një rrugë Nga Vendi i Pushktatimit e deri te Burgu i Lirisë,E thotë: ja, bëra një rrugë të shkurtërNga humnera dy dekadashE deri te një pritë e zezë në paqe.
4.
E populli s’ka ç’të bëjë tjetër,
Veç t’i urojë shëndet Luftëtarit.
Njerëzit çuditen: e ku ka luftëtar jashtë rrezikut
E ku ka lufëtar që nuk përleshet me Jolirinë?
Sepse Liria ia merr të gjitha
Dhe e lë në të katër rrugët
E i thotë: po e merr në qafë veten, familjen dhe gruan.
Liria e gjorë, harroi
Se Atdheu e ndjek vetë prapa Luftëtarin
Qoftë edhe pas shtatë drynash.
5.
E dihet: vetëm një luftëtar
Di të ulet në gjunj para vetmisë
Si të ishte Lutësi më i Madh në botë
E pëshpërit një uratë betimi në heshtje
Që nuk mund të thuhet as në besë,
Mandej ngrihet e shkon në detyrën më të lavdihsme,
Mandej kokën e tij e kërkojnë nga të katër anët,
E koka e rënë vjen mbas të gjitha humbjeve
E nga të gjitha humbjet ai zgjedh vetëm fitoren.
(E lexuar në Orën letrare në Klinë më 1 mars 2003 dhe në Taimet e dom Mikeit në Srubëll në shtator 2003. E botuar në “Epoka e re” më 13 dhjetor 20030. E lexuar në disa takime të tjera letrtare deri më tash)...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi