Dr. Naser Rugova:Letër e hapur deputetit z. Xhavit Haliti
Faqja 1 e 1
Dr. Naser Rugova:Letër e hapur deputetit z. Xhavit Haliti
Dr. Naser Rugova
Letër e hapur deputetit z. Xhavit Haliti,
Deputeti i PDK-së Xhavit Halit, nënkryetar i Parlamentit
I nderuari deputet Haliti,
Pas fjalës suaj në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku ju i referoheni vrasjeve politike para, gjatë dhe pas luftës, e deklaroni miqësinë me disa zyrtarë të LDK-së si dhe e përmendni edhe një miqësi me familjen Rugova, kam pritur që dikush të reagojë në fjalën tuaj, por pasi që kjo deri tani nuk ka ndodhur e ndiej veten të obliguar, që si qytetar dhe deputet i legjislacionit të pavarësisë si dhe politikan, t’i them disa gjëra. Kjo për hir të korrektësisë ndaj qytetarit të Kosovës sepse, duke marrë parasysh se ju jeni një politikan i profilit të lartë, fjala juaj padyshim se ka ngjallur huti te qytetarët.
Fillimisht, më gëzon fakti se më në fund e keni thyer heshtjen në lidhje me përfoljet e shumta të cilat kanë qarkulluar që sa vite. Edhe pse përfoljet nuk janë barometër i vlerësimit, dosido veprimi juaj është më se i mirëseardhur. Kosova nuk mund të ecë përpara, dhe shoqëria jonë nuk do të mund asnjëherë ta përqafojë një demokraci të vërtetë, përderisa nuk mbyllen plagët e së kaluarës dhe nuk zbardhen rastet që i përmendni edhe ju. Populli i Kosovës ka të drejtë ta dijë se kush është prapa vrasjes së Ahmet Krasniqit, Ali Ukës, Enver Malokut, Ilir Konushevcit, Xhemajl Mustafës, Ismet Rracit, Smajl Hajdarit, Tahir Zemajt... dhe tentim atentatet ndaj Presidentit Rugova. Të gjitha këto janë plagë që ende kullojnë gjak dhe e pengojnë pajtimin e brendshëm dhe njëherësh janë njolla në pedigren e shtetit tonë.
I nderuari deputet Haliti,
Flas në emër të një numri të konsiderueshëm të qytetarëve të brengosur, të cilët edhe më kanë kërkuar që ta shkruaj këtë letër, kur them se hetimet e mirëfillta janë më se të domosdoshme. Megjithatë, për hir të korrektësisë, fjala juaj nuk duhet të ngelë në nivel të një akrobacioni politik të bërë, ndoshta rastësisht, në seancën e fundit të sesionit pranveror.
Padyshim se ju jeni një nga njerëzit më të informuar në Kosovë, dhe në mënyrë që e vërteta të dal në shesh, zbërthimi i së vërtetës duhet të fillojë mu nga ju.
Si shoqëri ne kemi nevojë për një të vërtetë të pastër dhe jo për justifikime në stilin “nuk ka dëshmi”, siç rëndom flasin disa, sepse kjo sentencë indirekt nuk e mohon fajin.
Mendoj se familjet e viktimave, e po ashtu edhe familjet e atyre që fajësohen për këto vepra, kanë nevojë për të vërtetën, për drejtësi dhe jo edhe për një cikël të ri thashethemesh. Kjo është jetike sepse nuk ka nevojë që njerëzit në rrugë ta shikojnë njëri tjetrin me dyshim dhe frikë.
I nderuari deputet Haliti,
Si zyrtar me ndikim i partisë suaj, si një nga protagonistët kryesor në lëvizjen e krahut tuaj politik para, gjatë dhe pas luftës, ju keni obligim qytetar dhe politik që të ndikoni edhe të zyrtarët tjerë të partisë suaj, por edhe më gjerë, që këto raste të dhimbshme të hetohen si duhet dhe të mbyllen njëherë e përgjithmonë.
Sa i përket deklarimit të një miqësie me familjen Rugova duhet cekur, dhe këtë e dini edhe ju, se për të gjallë të Presidentit Rugova, ju nuk keni pasur kurrfarë raporti me Presidentin Rugova!
Familja Rugova, nga Cërrca e Istogut, numëron mbi 30 shtëpi. Miqësia e mundshme, e krijuar së voni, si rezultat i akrobacioneve politike dhe afariste, me ndonjë individë (kushëri tonin) nuk ua jep të drejtën ta deklaroni miqësinë me familjen Rugova, sepse kështu shkaktoni huti në opinion si dhe në raportet brenda familjare.
Në këtë pikë nuk ka hapësirë për mjegullime dhe mistifikime. Shpresoj se nuk do të më keqkuptoni në këtë pikë!
Në fund dua të inkurajojë të gjithë ata që janë në dijeni të fakteve që ta thyejnë heshtjen dhe të dalin publikisht.
Njëherësh e ftoj lidershipin e LDK-së që të jetë më aktiv dhe këmbëngulës në domosdoshmërinë që e vërteta për vrasjet e kokave më të ndritura të LDK-së më në fund të dal në shesh.
Sinqerisht,
Dr. Naser Rugova
Atentati në presidentin Rugova..
P.S. : Letra e Dr. Naser Rugovës është botuar sot (18.07. 2012) në gazetën KOHA DITORE
Pregatiti: Rexhep Elezaj
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi