Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

Shko poshtë

Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte Empty Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 18, 2012 3:43 pm

Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte


Vetëvaret në lokal nëna e dy fëmijëve, dyshonte se bashkëshorti e tradhtonte Ambulance
Një 42-vjeçare nga Lushnja dje i dha fund jetës së saj për motive xhelozie. Neriada Prifti, nënë e dy fëmijëve u gjet e varur në lokalin në pronësi të familjes së saj. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm në fshatin Kolonjë (rreth 8 km nga qyteti i Lushnjës). Mësohet se trupi i pajetë i viktimës u gjet nga një punonjëse e lokalit. Kjo e fundit ka shkuar për të nisur punën kur ka gjetur të varur në litar nënën e dy fëmijëve.

Përpjekjet e familjarëve për ti dhënë ndihmë 42-vjeçares kanë qenë të kota, pasi ajo kishte ndërruar jetë. Pas sinjalizimit për ngjarjen, efektivat blu kanë shkuar në lokalin e fshatit Kolonjë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Pas marrjes në pyetje të punonjësve të lokalit si dhe të pjesëtarëve të familjes Prifti ka rezultuar se gruaja dyshonte që bashkëshorti i saj e tradhtonte.

Madje, pohohet se bashkëshortët Prifti kishin debatuar ashpër njëri me tjetrin për motive xhelozie. Po të njëjtat burime deklaruan se bashkëshorti i viktimës e kishte garantuar të shoqen për besnikërinë e tij, por 42-vjeçarja jo vetëm që nuk ka besuar por ka marrë vendimin fatal duke i dhënë fund jetës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi