LDK: Qeveria Thaçi po e rrezikon rrugën evropiane të Kosovës

Lufta e krimit të organizuar dhe korrupsionit mbetet kusht kyq për avancimin e agjendës evropiane të Kosovës, mesazhe këto që janë konfirmuar edhe nga zyrtarët më të lartë evropianë si dhe nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Clinton. ...
Postuar: 11:21:08 / 19.07.2012
LDK-ja konstaton se Qeveria Thaçi, përveç që nuk ka treguar vullnet për luftimin e këtyre dukurive, ka kontribuar në rritjen e tyre, sidomos në institucionet që do të duhej të ishin shembull i luftimit të dukurive negative. Në fakt, sipas saj, Qeveria e Kosovës vazhdimisht shfrytëzon agjendën Europiane si mjet për fuqizim të pushtetit, e jo si nxitje për zhvillim dhe reformë.
LDK-ja thotë se rritja e rasteve te dyshuara për korrupsion në vitin 2011 dhe 2012, në krahasim me vitin 2010, po e minon funksionimin efikas të institucioneve. Për më tepër, kjo po e zbehë kredibilitetin e tyre para qytetarëve dhe para institucioneve e partnerëve ndërkombëtarë si dhe po e bllokon fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Për më tepër kjo Qeveri, veçse forcon gjetjet e raportit të Freedom House - ‘Kombet në Tranzicion’, ku Kosova cilësohet si regjim autoritar gjysëm i konsoliduar.
Sipas saj, procesi i liberalizimit të vizave dhe integrimi i Kosovës në BE, në përgjithësi, po dëmtohet seriozisht duke pasë parasysh që numri i zyrtarëve të dyshuar për falsifikim të dokumenteve është signifikant, duke dëmtuar kështu procesin e sigurisë së dokumenteve si një nga komponentet kyqe në këtë proces. Skandalet e shumta në institucionet që kanë rol kyq në procesin e integrimit evropian dëshmojnë mosgatishmërinë e kësaj Qeverie për të avancuar interesat e Kosovës në proceset euro-atlantike. Bllokimi i punës së Kuvendit nga ana e Qeverisë ishte edhe një alarm se kjo Qeveri përfaqëson anti-vlera evropiane.
Me veprime që nuk ndodhin askund, dhe për të mbrojtur interesa që po e dëmtojnë zhvillimin ekonomik të vendit, Qeveria bënë qëKosova të dështojë në zbatimin e reformave ekonomike dhe në krijimin e një ambienti të përshtatshëm për biznes.
LDK-ja konstaton se qeveria përmes sabotimit të punës së Kuvendit bllokoi edhe kalimin e një sërë vendimesh që janë konsideruar parakushte për reflektim të progresit në Studimin e Fizibilitetit. Këtu përfshihen emërimet në Bordin e KPM-së dhe RTK-së si dhe një sërë ligjesh që do të dëshmonin vullnetin e institucioneve për një vlerësim pozitiv nga institucionet e BE-së në vjeshtë të këtij viti. Me keto veprime Qeveria dëmton edhe Studimin e Fizibilitetit i cili pritet të publikohet, si dhe bënë që Qeveria e Kosovës të jetë shkaktari kryesor i stagnimit të proceseve integruese.
Qeveria e Kosovës vazhdon politikat kontradiktore, me spektakle televizive, krijime te grupeve punuese, duke lënë anash zbatimin konkret të detyrimeve që dalin nga Plan Veprimi për Partneritet Evropian. Kjo lloj politike rrezikon seriozisht momentumin pozitiv të Brukselit ndaj rajonit në përgjithësi.
Lidhja Demokratike e Kosovës i bënë thirrje Qeverisë së Kosovës që urgjentisht të adresojë seriozisht obligimet që dalin nga agjenda Evropiane, e posaçërisht ato që ndërlidhen me fushën e sundimit të ligjit, me reformën e administratës publike, me përmirësimin e ambientit biznesor dhe shtrirjen e sovranitetit në veri.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi