Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpresa për kura revolucionare në mjekësi

Shko poshtë

Shpresa për kura revolucionare në mjekësi Empty Shpresa për kura revolucionare në mjekësi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 19, 2012 3:55 pm

Shpresa për kura revolucionare në mjekësi


Shpresa për kura revolucionare në mjekësi 49357190EF_w443_r1
Studiuesit në Australi thonë se robotët mikroskopikë së shpejti mund të bëhen pjesë e sistemit të qarkullimit të gjakut, duke ripërtërirë qeliza dhe duke diagnostikuar sëmundje. Ilaçe me aftësi të përmirësuara terapeuktike që mund të vënë në shënjestër pjesë të sëmura të trupit pa dëmtuar indet kanë qenë në qendër të konferencës së nanomjekësisë ndërkombëtare në Australi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Phil Mercer sjell më shumë hollësi:
Konferenca e organizuar nga Universiteti i New South Wales në Sydney ka mbledhur akademikë dhe mjekë nga 16 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Australia.


Ata e kanë vënë theksin tek studimet për sistemet e shpërndarjes së kurave, diagnostikimin dhe terapitë rigjeneruese, të gjitha të mundësuara nga nanomjekësia.
Bëhet fjalë për ndërtimin e mekanizmave të vegjël për të ndihmuar në luftën kundër sëmundjeve; një fushë studimore që punon në një shkallë fare të vogël.


Një nanometer është i barazvlefshëm me një të miliardtën e metrit, ose sa masa e një pjesëze të vetme të AND-së. Maria Kavallaris, nga Qendra Australiane për Nanomjekësinë është një nga organizatoret e konferencës.

“Unë shoh një potencial të jashtëzakonshëm tek kjo teknologji për të qenë në gjendje të marrësh ilaçe apo mekanizma për të goditur genet që shkaktojnë kancerin në qelizat tumorike, pa prekur qelizat e shëndetshme”.

Shkencëtarët thonë se nanomjekësia mund të transformojë mënyrën sesi kuptojmë dhe trajtojmë HIV-in, sklerozën e shumëfishtë, skicofreninë dhe diabetin.
Patrick Boisseau i Komisionit francez i Energjisë Atomike beson se terapitë e kancerit do të bëhen gjithashtu më efektive.


“Unë vërtet besoj se disa nga nanoteknologjitë do të ndihmojnë për të diagnostikuar sa më herët kancerin. Nanoteknologjitë do të kenë ndikim tek kanceri dhe sëmundjet infektive. Pacientët përfitojnë nga aftësia për goditje të përqendruar. Kjo do të thotë që do të ketë më pak efekte anësore, kështuqë cilësia e jetës së pacientit do të jetë më e mire”.

E shprehur më thjesht, grimca me përmasa nano ose kokërrza janë të mbushura me proteina që janë komplekse organike jetike për njeriun. Kjo krijon një mesazh të koduar që studiuesit besojnë se do të riparojë qelizat e dëmtuara apo do të ndihmojnë të deaktivizojnë disa gene të lidhura me sëmundje të ndryshme.

Graham Wallace, professor i Universitetit të Wollongongut po zhvillon robotë mikroskopikë që mund të ndihmojnë për të luftuar sëmundje brënda trupit.
Nanorobotë me transmetues pa kabëll mund të qarkullojnë në gjak për të ndjekur mungesën e ekuilibrit kimik. Profesor Justin Gooding i Universitetit të New South Wales thotë se ky lloj aktiviteti është intensifikuar shumë vitet e fundit dhe se studiuesit kanë objektiva ambiciozë.


“Sipas mendimit im, objektivi kryesor është që të mos kemi një instrument që thjesht tregon nëse ke një sëmundje, por që e dikton sëmundjen, është në gjendje të bëjë terapinë për ta kuruar atë dhe të tregon që trajtimi ka qenë efektiv. Po ashtu instrumenti duhet të jetë i personalizuar kështuqë strategjia e kurimit është e personalizuar. Mendoj se është fantastike që një paisje të ketë të gjitha këto cilësi”.

Studiuesit në konferencën e Sidney-t thonë se zgjidhje të tilla ambicioze për shëndetësinë, që dikur ishin të përshkruara vetëm në fantashkencë, së shpejti do të jenë një objektiv i realizueshëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi