Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Memorandum për lidership transformues

Shko poshtë

Memorandum për lidership transformues Empty Memorandum për lidership transformues

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 20, 2012 4:09 pm

Memorandum për lidership transformues


Memorandum për lidership transformues Dell-20.7
500 deri në 800 të rinj kosovarë do të ketë mundësi të vazhdojnë shkollimin e lartë në SHBA. Kjo është arritur me një memorandum që kanë nënshkruar sot kryeministri, Hashim Thaçi dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Christopher Dell. Programi është pesë vjecar dhe do të kushtojë rreth 20 milionë euro.
Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA, Christopher Dell kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi me të cilin u ofrohet të rinjve kosovare mundësi shkollimi në qendra arsimore amerikane të nivelit të lartë.Programi 5 vjeçar përfshinë rreth 20 milionë euro bursa që do t’u jepen të rinjve kosovarë për të vazhduar karrierën akademike në SHBA. Me këtë rast, Thaçi tha se përmirësimi i cilësisë së arsimit është prioritet strategjik i qeverisë së Kosovës. Ndërkaq për këtë program qeveria e Kosovës do të ndajë 10 milionë euro.“ Më këtë iniciativë Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështetur nga qeveria e SHBA po realizon përgjegjësit e saja për të krijuar mundësi për një shkollim më cilësor për qytetarët e saj. Përmes kësaj Qeveria e Republikës së Kosovës po krijon mundësi për një të ardhme më të ndritur për një mirëqenie më të lartë sociale dhe materiale për qytetarët e Kosovës”, theksoi Thaçi.


Qeveria amerikane për këtë program, ka ndarë 10 milionë dollarë bëri të ditur ambasadori amerikan Dell. Ai tha se me këtë fond mund të shkollohen 500 deri në 800 të rinj kosovarë.

“Besoj se nëse ky program tregohet i suksesshëm do të tregoj transformimin e përnjëmend të gjeneratave të ardhshme të cilat do të marrin në arsimin të mirë që do të kontribuojnë në të ardhmen e këtij vendi dhe që mbetet një trashëgimi e qëndrueshme e bashkëpunimit të qeverisë së SHBA dhe Kosovës”, tha Dell.

Ky program do të ofrojë më shumë mundësi shkollimi për qytetarët e Kosovës. Programi pritet të prodhojë kuadro të liderëve të ri të cilët do të jenë në krye të ndryshimeve të rëndësishme në fushat prioritare; të zhvillimit ekonomik, politik dhe shoqëror.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi