Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja

Shko poshtë

Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja Empty Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 20, 2012 5:57 pm

Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja

Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja F1_20alpo1342791325Zhduket në Francë poeti Ali Podrimja Alipodrimja


Paris, 20 korrik – Medie në Kosovë kanë njoftuar sot se me poetin Ali Podrimja janë ndërprerë lidhjet që nga e marta. Ai ishte ftuar në festivalin e poezisë “Vox de la Mediterranii” në qytetin Lodeve në Francë. Shkrimtarja Ilire Zajmi, po ashtu e ftuar në këtë manifestim poetik, para pak çastesh ia konfirmoi “Kohës Ditore” se që nga ajo ditë nuk e kishte parë dhe se tashmë policia franceze ka shpërndarë fotografinë e tij me kërkesën që të njoftohej për vendndodhjen e tij.

“Është e vërtetë. Ai nga e marta është zhdukur. Policia dhe ambasada jonë këtu dhe po merren me rastin. Në qytet janë shpërndarë posterë me fotot e tij”, i ka thënë ajo “Kohës...” përmes një mesazhi me telefon.

Artan Behrami, këshilltarë i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, u tha medieve se Ambasada e Kosovës në Paris ka kërkuar menjëherë nga autoritetet franceze që të ndërmerret gjithçka është e mundur për të identifikuar vendndodhjen e poetit.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i shqetësuar shumë për këtë ngjarje, ka kontaktuar MPJ-në e Francës dhe ambasadorin francez në Kosovë, Jean Fraçois Fitou dhe ka kërkuar që të bëhet gjithçka për gjetjen e vendndodhjes së poetit Podrimaj”, citon Kosova Times këshilltarin Behrami

MPJ u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë dhe francezë, që gjenden në Francë, e që kanë ndonjë informatë për vendndodhjen e poetit Ali Podrimja, të njoftojnë Ambasadën e Kosovës në Paris, autoritetet franceze apo MPJ-në e Kosovës.

Të afërmit, shokët dhe kolegët e tij pohojnë të mos kenë vënë re ndonjë simptomë të sëmundjes së harresës në poetin Ali Podrimja.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi