Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK:Arrestimi i drejtorit të Spitalit është skenar i PDK-së

Shko poshtë

LDK:Arrestimi i drejtorit të Spitalit është skenar i PDK-së Empty LDK:Arrestimi i drejtorit të Spitalit është skenar i PDK-së

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 20, 2012 8:49 pm

LDK:Arrestimi i drejtorit të Spitalit është skenar i PDK-së


LDK:Arrestimi i drejtorit të Spitalit është skenar i PDK-së LDK-akuzon-20
Kryesia e LDK-së në Gjilan përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se arrestimi i drejtorit të Spitalit rajonal të Gjilanit është bërë sipas skenarit të PDK-së.

“Arrestimi i Xhavit Hajdarit, drejtor i Spitalit dhe anëtar i Kryesisë së Degës së LDK të Gjilanit, si dhe bartës i shumë funksioneve të larta publike e politike në 20 vjetët e fundit në komunën e Gjilanit, për Degën e LDK të Gjilanit është arrestim sipas skenarit të PDK, i përgatitur dhe i paralajmëruar qe një kohë të gjatë nga shërbime të po kësaj partie, si dhe i realizuar së fundmi nëpërmjet Policisë për krime të rënda ekonomike në Gjilan”, thuhet në komunikatë.

“Asnjëherë ky pushtet lokal i PDK-së në Gjilan dhe disa instrumente të saj nuk i kanë parë me sy të mirë rendin, rregullin dhe investimet që kanë ndodhur dhe janë kryer gjatë menaxhimit të këtij spitali prej zgjedhjes së Xhavit Hajdarit për drejtor. Pavarësisht në dyshimet që ka ngrehë Policia për krime të rënda ekonomike në Gjilan, ne jemi thellë të prirë të besojmë në pafajësinë e dr. Xhavitit, andaj edhe kërkojmë nga organet e drejtësisë, përkatësisht nga Prokuroria e Kosovës dhe kjo këtu në Gjilan që të mos bien viktimë e shpifjeve, ndjekjeve dhe thashethemeve të PDK-së dhe luftës së saj të pareshtur kundër kuadrove të LDK-së, si një hakmarrje politike që në Gjilan daton nga pranvera e vitit 1998 e këndej”, thuhet në vijim të komunikatës.

Për më tepër, drejtues të LDK-së në Gjilan thonë se kjo Polici për krime të rënda ekonomike, e cila edhe më herët, sipas instruksioneve të PDK-së, ka ngritur dyshime të tilla, dyshime që janë situr nëpër shumë organe dhe për disa vite madje, kurse në fund kanë rezultuar pa kurrfarë të dhënash që mundësojnë ndonjë ndjekje penale, që kanë rezultuar me diskreditimin publik të kuadrove të LDK-së, siç synohet tashti edhe me dr. Xhavit Hajdarin.

“Dega e LDK-së, do t'i ndjekë me vëmendje këto zhvillime, nuk do të bie viktimë e këtyre shantazheve dhe është e bindur se me skenar të tillë nuk luftohet krimi ekonomik e as korrupsioni, që ka lëshuar rrënjë pikërisht nga krerë të PDK-së, por të cilët tash për tash vazhdojnë të mbeten të paprekshëm”, bëjnë të ditur drejtues të LDK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi