Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo:ZHGËNJMI(Fabul)

Shko poshtë

Jorgo Telo:ZHGËNJMI(Fabul) Empty Jorgo Telo:ZHGËNJMI(Fabul)

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 20, 2012 10:31 pm



Jorgo Telo:ZHGËNJMI(Fabul) 369251_1630998071_231259214_n


Jorgo Telo:ZHGËNJMI
(Fabul)

Sapunë të bardhë –
si djathi në napë
më rrinin përballë
porse fjalëpakë...

Ashtu , vetvetishëm,
zgjata njërën dorë
E dora, natyrshëm
diç shpuri në gojë.

Pa e parë mirë,
kafshova ndopak;
“Ç’bëre? – foli gjuha.
Çfarë fut në bark...?!

Shpejt përmblodha veten...
me gojë të idhnuar.
Sapunin për djathë
paskësha kafshuar.

Pak s’e pata mendjen,
triumfoi zhgënjimi.
Të mos fliste gjuha,
do “fliste”... helmimi...!

“Tha shpirti. – “Kujdes!”
Thirri mendjes, thirri,
Nga miqtë mos e gjesh
këtë lloj zhgënjimi...

Çdo gjë mund të ndodhë
sidomos në vapë;
Mund t’marrësh sapunin;
ta gëlltish për djathë....

Korrik, 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi