Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE

Shko poshtë

Vullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE Empty Vullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 20, 2012 10:44 pm

Vullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE 409741_3400523343034_1933430594_nVullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE 370823_1568334934_527605528_n

Vullnet Mato

LEGJENDA E SHTATË TELAVE

Thuhet se shtatë tela çelik,
nga i trashi te më i holli,
u mblodhën bashkë
një natë vere me hënë,
të lidhnin nga brirët
“Dashin” horoskopik,
kur zbriste mbrëmjeve
në horizont duke rënë.

Donin të merrte me vete
në kohën kur ngjitej lart,
këngën e një vajze
që priste një puthje
nga ylli që vezullonte
në qiell ço natë,
teksa deri në agim
i këndonte dhe lutej.

Nga kënga e saj telat
ndjenin drithërime
dhe u radhitën të ndihnin
zërin e ëmbël vajzëror.
Pasi kapën “Dashin”,
melodia nisi të përcillej,
nëpër shtatë fijet lidhur
te brirët e përçorit qiellor.

Atëherë ylli i dërgoi vajzës
puthjen e ëmbël që priste,
në formën tingëllimash
që shkisnin fijeve të shtrira.
Shtatë telat mbajtën brirët,
lëshuan “Dashin” të ikte
dhe të radhitur formuan
të parën kitarë “Lira”...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE Empty Re: Vullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 20, 2012 10:48 pm

ÇUDIA E HABITSHME


Vullnet Mato:LEGJENDA E SHTATË TELAVE 0_150x171_images_stories_Autor_vullnetmato1
Vullnet Mato

Kur kaloja para saj, si një emër i pashquar,

ajo kursente për mua sekondat me ngutje,
siç nxiton dielli të dalë nga reja e errësuar,
për të ndritur te kodrat që presin më tutje.

Unë ndjeja domosdo muzgun e shpërfilljes,

që më shkaktonte feminizmi i saj vezullues,
por i zhytur te gërmimi i galerive të dijes
e harroja shpejt atë nënvleftësim trishtues.

Kur dielli i emrit tim u shqua në horizonte,

ajo kuptoi se tani nuk ishte gjithçka fytyra,
që femrën kryelartë më tej të më tregonte,
pasi te rrezatimi im, pa veten si te pasqyra.

Megjithatë, unë shpesh stepem nga modestia,

dhe tashmë kur ndalem kodrave që më presin,
ajo më del përballë për pak çaste në rrezet e mia...
Eh, sa çudira të habitshme ndodhin me njerëzit !
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi