Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinan Kërpaçi

Shko poshtë

Sinan Kërpaçi Empty Sinan Kërpaçi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 22, 2012 10:06 am

Sinan Kërpaçi 41710_100002256415955_851576254_n

Sinan Kërpaçi

BLLOKU IM
Poetit Ali Podrimja (1)

Ushtar isha, ushtar jam, ushtar do te jem
në komandën “ Për nder armë!”
pranë vargut tënd Ali Podrimja.

Në bllokun tim asnjëherë nuk shënova
kalibrat e armëve, por të vargjeve të tua,
asnjëherë nuk shënova distancën
e fuqisë shpuese të plumbave,
por të vargut tënd Ali Podrimja,

asnjëherë nuk i mësova kompletet
luftarake të armëve, por titujt
e librave të tu s`i harrova kurrë,
s`i harrova kurrë, o “ Lum Lumi”

Sa herë që komandanti më pyeste:
ushtar Kërpaçi, ç`e ke atë bllok,
i përgjigjesha: ështe ky që më mëson
si të vrapoj transheve dhe të kap pozicion.

Ushtar isha, ushtar jam, ushtar do të jem,
por jo në komandën “ Për nder armë!”,
në komandën: “ Për nder Ali Podrimja!”


1.Kur isha student në shkollën e oficerëve në vitet
1977 – 1980 në një nga xhepat e shumtë të uniformës
time ushtarake unë do të kisha përherë një bllok sa
gjysma e pëllëmbës time të vogël me vargje të poetit
Ali Podrimja.


Tiranë, 22, 7, 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi