Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Teki Dervishi:Deputeti i Bashkimit Evropian në Deçan

Shko poshtë

Teki Dervishi:Deputeti i Bashkimit Evropian në Deçan Empty Teki Dervishi:Deputeti i Bashkimit Evropian në Deçan

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 2:07 am

Deputeti i Bashkimit Evropian në Deçan

Teki DËRVISHI

Teki Dervishi:Deputeti i Bashkimit Evropian në Deçan Sh_b

Teki Dervishi:Deputeti i Bashkimit Evropian në Deçan *Teki%20Dervishi%201

BE-ja aktualisht sfidohet nga kontradiktat e saj të brendshme, që nuk mund të ndërpriten për shkak të marrëdhënieve me hipoteka historike ndërmjet “anëtarëve” të saj. Këto hipoteka quhen “rivalitete të fshehta” brenda kooperativës ekonomike (me politikë të pakonsoliduar, pa Kushtetutë). “Shtetet e bashkuara të Evropës” në luftë kundër hipotekave të luftërave tradicionale shekullore, kanë shpallur tri parime të diskursit në politikën e tyre moderne: 1. përjashtimi i historisë nga politikëbërja; 2. lufta për të penguar krijimin e shteteve të reja komb; dhe 3. institucionalizimi i mundshëm i një doktrine politike që nëpërmjet sabotazhit konspirativ do ta luftonte Rendin e Ri Botëror.
Duke shfrytëzuar primatin e saj në OKB, BE-ja nëpërmjet UNMIK-ut arriti që ta amnistojë shtetin e Serbisë për krimet e tij kundër njerëzimit në luftën kundër kombeve të ish-Jugosllavisë. Shteti terrorist u rifaktorizua në skenën e politikës botërore! Dhjetë vjet më vonë, dalja në dritë e ndonjë argumenti të vogël për krimet shtetërore të Serbisë kundër njerëzimit, duket imagjinuese, një përrallë që ka ndodhur vetëm në literaturë! Amnistia e shtetit terrorist serb u pa në aktin e saj të fundit kur Tribunali i OKB-së e shpalli të pafajshëm institucionin e presidentit të shtetit të Serbisë, duke e amnistuar kështu postin zyrtar të autoritetit mbi institucionet e shtetit në kohën kur ai bëri krime kundër njerëzimit. Pra kush po e amniston krimin e Serbisë kundër njerëzimit?
Dhjetë vjet para se “shteti Serbi” të çlirohet nga përgjegjësia për krimet shtetërore, administrata e Serbisë në Kosovë, që quhet UNMIK, me një diktaturë policore vendosi censurë të dhunshme që të mund të zbatoheshin në praktikë parimet e BE-së (që ceka në pasusin paraprak të këtij shkrimi): 1) përjashtimin e historisë nga politika në Kosovë (që do të thotë; as të mos përmendet (të harrohet) krimi serb si argument për vetëvendosjen shtetformuese shqiptare); 2) i shpalli luftë dhe e eliminoi nga skena politike “gogolin” nacionalist, mundësinë e shtetit-komb (duke sponsorizuar një shtet civil të popullsisë së fabrikuar me teori politike); dhe 3) zbatoi doktrinën monopoliste të politikës “ndërkombëtare”, e cila e eliminoi faktoritetin minimal politik të shqiptarëve në Kosovë.
UNMIK-u e fitoi luftën paqësore të Serbisë në Kosovë (me ndihmën e ekskluzivisht të propagandës së sponsorizuar të medias qytetare të Kosovës), pasi që Serbia kishte humbur luftën e saj terroriste militare në qershor 1999 pas bombardimeve të NATO-s. Politika e shqiptarëve në Kosovë, nuk e hetoi projektin ofertues të paqes për shqiptarët dhe serbët në “Serbinë tonë”, sepse nuk e problematizoi publikisht këtë ofertë, që t’i bëhej me dije opinionit çfarë konotacioni programor fsheh kjo ofertë kërcënuese e delegatit të BE-së në Deçan. Kjo është ajo pika kulminante e projektit evropian “për paqe” në Kosovë, por jo për vetëvendosje. Paqja do të mbikëqyret. Si, me ligje, apo me polici?! Po shihet! Nëse kemi pak vullnet ta rikujtojmë programin politik 10-vjeçar të UNMIK-ut për ta ruajtur paqen në Kosovë, dhe paqja të kushtetutëzohet si një “armëpushim” që blen kohë në “situatë stabile”, menjëherë do të shohim se kjo “situatë stabile” dhjetë vjet u përdor për të prodhuar shkombëtarizim të shqiptarëve, mjerim ekonomik dhe kulturor, katastrofë humanitare, gjendje të jashtëzakonshme permanente ushtarako-policore.
Ideja që Serbia ta propagandojë gatishmërinë për të bashkëpunuar me Tribunalin e Hagës ku do të amnistohet krimin shtetëror serb, marrëveshja për të “zgjedhur” një qeveri proevropiane serbe (!!!) sipas diktatit dhe urdhrave të BE-së dhe si kusht për amnistimin e krimeve të Serbisë mbi njerëzimin, fakti se kjo qeveri proevropiane serbe është në koalicion me partinë e Milosheviqit që udhëhoqi gjenocidin në Kosovë, këto janë argumente që i bënë transparente të gjitha konstruksionet politike të masonerisë nëntokësore në BE. Kjo qeveri demokratike serbe proevropiste është konstruktuar duke e amputuar votën e radikalëve sheshelistë të Nikoliqit, që zyrtarisht janë shpallur fitimtarë të zgjedhjeve në Serbi. Zgjedhjet në Serbi i fituan socialistët e Milosheviqit dhe radikalët e Sheshelit, por qeverinë e Serbisë megjithatë e zgjodhi BE-ja dhe jo votuesit serbë.
Për çlirimin e Kosovës, State Departament-i harxhoi 12 miliardë dollarë dhe NATO bombardoi shtetin terrorist që po bënte krime kundër njerëzimit në Kosovë. U humb lufta terroriste, u “dënua” në Hagë krimi i shtetit serb, dhe si rezultat i këtyre “fitoreve” ndërkombëtare, në pushtetin aktual të Serbisë u vendosën të gjitha ato garnitura që zyrtarisht zbatojnë projektin e Milosheviqit që serbët dhe shqiptarët të jetojnë në “paqe”, në “Serbinë tonë”.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi