Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Iku dhe Ali Podrimja...

Shko poshtë

Përparim Hysi:Iku dhe Ali Podrimja... Empty Përparim Hysi:Iku dhe Ali Podrimja...

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 23, 2012 11:35 am

Përparim Hysi:Iku dhe Ali Podrimja... Main.php?g2_view=core

Iku dhe Ali Podrimja...
(elegji )

"Qaje si femër atë që nuk dite ta ruash si burrë "
Dolores Ibarrur
Përparim Hysi:Iku dhe Ali Podrimja... Perparim_Hysi
Nga Përparim Hysi

Iku dhe Ali Podrimja ?!!!!
Sa i bukur si Poet !
Aq e madhe më është dhimbja
Si një mal që s'e nxë det !

Iku dhe Ali Podrimja ?!!!
Iku... apo e lamë jetim ?
Ma e madhe më është dhimbja
Sa nuk gjen fjalë për ngushëllim.

Ju që ia dinit "hallin"
S'kini të drejtë të derdhni lot
Si të shtirë ma kini mallin
Edhe lotët,fare kot.

Thonë që vuante nga skleroza
(Sklerotikët:krejt fëmijë! )
Tek e qani,krejt "baloza"
Por nga mëndja,axhamij !

Sklerotikët janë si qelqe
(qelqet ruhen që mos thyhen)
Turp e faj mbajini mbi vete
Dhe të fajshmit s'kanë pse fyhen.

E latë vetëm një thesar
E latë vetëm...shkoi,e humbi
Tash që humbi,qajmë me mall
Faji faqen do t'na skuqi.

Kësaj i thonë:vdis pa të dua
Një Podrimje s'vjen më kurrë.
Qajeni tash me lot si grua
Se s'e ruajtët dot si burrë.

Dhimbja...dihet:është e madhe
Dhimbja mal që s'e nxë det
Të stresuar dhe si në alarme
Nëpër vargje gjallë do mbetë.

Tiranë, 23 korrik 2012
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi