Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Beteja” për Kryeqytetin!

Shko poshtë

“Beteja” për Kryeqytetin! Empty “Beteja” për Kryeqytetin!

Mesazh nga Agim Gashi Mon Apr 20, 2009 2:10 am

“Beteja” për Kryeqytetin!

Besnik Boletini BOTA SOT
Prishtina konsiderohet nga partitë politike si beteja kryesore dhe madje përcakuese e fatit të zgjedhjeve në të gjithë vendin.
“Beteja” për Kryeqytetin! Sh_b


“Beteja” për Kryeqytetin! --Isa%20Mustafa%20
Asnjë parti politike nuk ka bërë publik emrin e kandidatit për kryetar të njërës prej komunave më të rëndësishme, atë të Prishtinës.

Kryeqyteti i Kosovës përbën edhe “betejën” më të madhe elektorale për partitë politike në zgjedhjet lokale, që priten të mbahen në vjeshtë. Lista e kandidatëve për Kryetar të Komunës së Prishtinës ende nuk është gati, emrat duket se do t’u marrin kohë subjekteve politike, pasi duhet të përzgjedhin “më të mirin”, sepse kjo komunë konsiderohet përcakuese e fatit të zgjedhjeve në të gjithë vendin. Pothuajse një zëri partitë politike kryesore në vend shprehen për “Botën sot” të sigurta për fitoren.
LDK-ja, që aktualisht udhëheq komunën e Prishtinës, është e bindur në fitore absolute, dhe këtë e bazon në punën e mirë të kandidatit të tyre prof. dr. Isa Mustafës, i cili është një nga kandidatët e mundshëm të tyre. “Prishtina ka një rëndësi të veçantë dhe do të ketë trajtim të veçantë, mirëpo ende nuk e kemi përcaktuar kandidatin. Por me të shpallur zgjedhjet, do të shpallën edhe kandidatet”, tha Fadil Ferati, nënkryetar i LDK-së, duke shtuar se kandidat i mundshëm mund të jetë edhe Isa Mustafa, që sipas tyre, mund të sjellë rezultate. As PDK-ja nuk e ka zgjedhur kandidatin për kryetar të Prishtinës, por ka pretendime të mëdha. “Çështja e kandidatëve për kryetarë të komunave nuk është diskutuar ende, por do të diskutohet. Mund të them së PDK-ja do të ketë një kandidat të denjë, me një profil të caktuar, i cili do të na mundësoi që t’i fitojmë në Prishtinë”, u shpreh zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci, duke shtuar se do të fitojnë pasi kanë dhënë rezultate në nivelin qendror dhe në atë lokal. Optimizëm të njëjtë ka edhe AKR-ja, e cila pret që në këto zgjedhje të ketë një rezultat më të mirë, sidomos në komunën e Prishtinës. Ndërsa sa i përket kandidatit për Prishtinën, AKR-ja thotë së nuk do të ngutet në përzgjedhjen e kandidatit, por bënë të ditur së ai kandidat do të jetë nga brumi i anëtarësisë. “Akoma nuk e kemi zgjedhur kandidatin, por nuk do të ngutemi në përzgjedhje, veç se ky kandidat do të jetë brenda “brumit tonë””, tha Ibrahim Makolli, nënkryetar i AKR-së. Gjithashtu Makolli tha së ka besim të plotë ne fitore. Ndërsa LDD-ja konsideron së është shumë herët që të zgjedhën kandidatet për kryetarë të komunave, sipas nënkryetares Besa Gaxherri, së pari duhet që institucionet e Kosovës të përcaktojnë kohën e mbajtjes së zgjedhjeve. “Është herët që të përcaktohen kandidatët ka shumë punë që të përzgjidhen, por së pari duhet qe institucionet e Kosovës të caktojnë kohën e mbajtjes së zgjedhjeve. LDD-ja ka dy muaj qe ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale, pra si parti e re qe jemi po punojmë që të kemi rezultate të mira në të gjitha komunat, sidomos në Prishtinë”, tha Gaxherri.
Përgatitjet qe dy muaj ka filluar edhe AAK-ja, e cila po përpiqet të gjejë një kandidat të fortë për t’u përballur denjësisht në këtë “garë”. “Prishtina paraqet një interes të veçantë për ne, do të kemi një program unik dhe një kandidat që do të mund ta zbatojë atë program, tani nuk ka emër konkret që mund të bëhet publik, por jemi duke u munduar që të gjejmë një profil, i cili e fiton Prishtinën, nuk përjashtohet mundësia që ky kandidat të jetë edhe jashtë strukturës së AAK-së”, tha Besnik Tahiri, zëdhënës i AAK-së.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi