Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lazim Dstani:Na shtangu ikja e Ali Podrimjes-Letër ngushëllimi

Shko poshtë

Lazim Dstani:Na shtangu ikja e Ali Podrimjes-Letër ngushëllimi Empty Lazim Dstani:Na shtangu ikja e Ali Podrimjes-Letër ngushëllimi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 24, 2012 4:30 pm

Lazim Dstani:Na shtangu ikja e Ali Podrimjes-Letër ngushëllimi Ali-podrima
Na shtangu ikja e Ali Podrimjes


Letër ngushëllimi

Nga Lazim Destani



Lazim Dstani:Na shtangu ikja e Ali Podrimjes-Letër ngushëllimi Destani-300x164
Z. Lazim destani

Lajmi mbi ikjen e Ali Podrimjes na shtangu e na bëri të ndjejmë dhembje e boshllëk në zemrat tona. Në këto momente i përcjell ngushëllimet e mia dhe solidarizohem me familjen e Ali Podrimjes e cila po kalon ditë të vështira. Me këtë rast, ngushëllimet e mia ia shpreh dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ku Podrimja ishte anëtar i rregullt i saj, si dhe botës së letrave shqipe që humbën një pjesë nga trupi i tyre. Shuarja e Podrimjes është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, miqtë dhe letërsinë por edhe për kulturën tonë kombëtare në përgjithësi, pra u shua ylli i poezisë, që deri në frymën e tij të fundit, u këndoi vuajtjeve, qëndresës, heroizmit dhe lirisë së Kosovës.

Për më se gjysëm shekulli aktivitet krijues Podrimja kaloi nëpër shumë shtigje jete duke lënë te të afërmit, miqtë, bashkëkombasit e më gjerë, krenarinë dhe kujtimet më të bukura për të. Mbi të gjitha, krijimtaria e tij do të mbetet një vlerë e lartë artistike, një model i lartë poetik për poetët dhe kulturën tonë kombëtare, ndërsa virtytet e larta njerëzore të tij do të mbeten përgjithmonë në kujtesën e të gjithëve që e njohën atë.

Zoti e mëshiroftë të ndjerin, u prehtë në qetësi shpirti i tij.

Lazim Destani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi