Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Namik Selmani:Ardhsh i mbarë, nëntor!

Shko poshtë

Namik Selmani:Ardhsh i mbarë, nëntor! Empty Namik Selmani:Ardhsh i mbarë, nëntor!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 24, 2012 10:35 pm

Namik Selmani:Ardhsh i mbarë, nëntor! 100-vjet-shtet-shqiptar

Ardhsh i mbarë, nëntor!
Poemë për 100-vjetorin e Pavarësisë
Namik Selmani:Ardhsh i mbarë, nëntor! 274072_100000191453904_1043199911_n
Namik Selmani

Ardhsh i mbarë, nëntor
Pa vellon e barotit në nusebjeshkët me hone!
Ardhsh i mbarë
Si kënga për nipërit që kurrë s’e humb farën e grurit.
Në cohëskuqjen e bajrakut
Me një tufë me tinguj të ribëjmë palë kurore
Shtrënguar mes pëllëmbës
Si besën më të re që burri ia jep burrit.

Për pengjet e vjetër
Të mos ngrejmë murrana si gurë të harruar
Të thërrasim në sofër
Një valë Preveze a një fjongo Ibri larg, në Mitrovicë
Aty ishim,
Me gazin që na jep kjo ditë flamurtare
Aty do të jemi,
edhe kur ëndrrat krahët mund të na i helmojnë gjarpërinjtë

Shkronjat radhitëm
Në radhuan fletëvjetër të ardhur nga Evropa
Zemrat
I bëmë lahuta, saze dhe në supe shtrëngonim tupanin
Diku
Flamuri na gazmonte hapat tek hapnim dyert ndër oda
Diku
Na dhimbnin sepetet që plumbat sërish donin të na e kallnin.

Larg, në Prizren
Do takojmë Abdylin urtak dhe Bacë Ymerin trim
Një valë Lumëbardhi
Do të vëmë te varret e të rënëve ku lozin vetëtimat
Në koburen e Isës
Martina është gati të marrë plumbin e shkrirë
E kënga
Të bëhet shportë me luletinguj për çikat e trimat.

Kam bash një shekull
Që kam mbjellë fidanë lirie në ditët e errta
Në kokrrimin e drurit
Besova se pranvera e ardhshme më e begatë do të vinte
Shkronjat i gdhenda
Herë në faqet e shkëmbit e herë në kondakët e pushkëve grykënxehta
E zilet shkollore
më zgjuan fjalët e nderimit për plagët e freskëta të martirëve

Ardhsh i mbarë
Hipur mbi kalin e baladës me zgjim historie
Me fytyrë të skuqur
Për Hiroshimën që kemi ndezur shumë herë për veten.
Në kacavirrjet drejt direkëve
Zgjuam shekujt me këngë kurbeti mes klithme
Në tinguj këmbanash
Morën frymën e re për të prekur orët e ditënetëve.

Mos më kërkoni
Të numëroj në muret e shpuar të Kullës së Jasharjve, te Drenica
Bacaloku
Fort po druhet të tregojë plumbin e mbetur kaherë ndër gjunjë
Në pragun e plaguar
Po i harrokam ninullat e më zgjohet vrikshëm dhimbja
E këngët për trimat
Më rizgjohen si dritë mëngjesi në lodra, a në fjalën e urtë.

Ardhsh i mbarë, nëntor
Me amanete të zgjuara nga Vola e Gumenica dritëbehari
Ku ullinjtë e jetimtë
Lexojnë me kod zemrash abetaren mbrujtur me brumë lirie
Eh, Çamëria ime
Me varre të paemër, me oxhakë pa thëngjinj zjarri
Ndaj falmë
Që dot nuk po ta puthim barin e harlisur ndër brigje

Ardhsh i mbarë
E na jep një busull të bëhemi kapedanë në dete të largët
Të bëhemi Kolombë
Për të zbuluar Kontinentin e Ëndrrës së gjyshit të sertë
Në hapësirat e direkëve
Të mos na mbysë cerga e zezë e merimimangës
Në fushat e paqta
Të mos na thajë sytë djerrina e brazdës së pambjellë

Të mos na rivrasë
Kujtesa e memectë për bëma, legjenda, e trima anonimë.
Ca monumente të rinj
Të mermerojmë shpateve ku ferrohen shtigjet e paprekur
O strehë engjëllore
Na jep flatrën e fundit të mbetur në krahun e brishtë
E në varrin e freskët
Na jep forcë të prekim shkronjat e emrit të gdhendur

Ardhsh i mbarë
E këmbën hiqe zvarrë për festa të tjera ditëflorinjta
Si të ishin
dasmat e mungurara të djemve tanë të vetëm
Kurora ylberoore
t’ia vëmë pragjeve me mjaltin e nuseve ballëdrita
E tokës
t’i lëmë sa më pak amanetet që s’treten
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Namik Selmani:Ardhsh i mbarë, nëntor! Empty Re: Namik Selmani:Ardhsh i mbarë, nëntor!

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 24, 2012 10:38 pm

Këngë e ngrohtë që vjen nga Joni


Po vjen larg në ditë lirie, si një motër në Gjilan
Sjell urim Paramithie, frymë nga brigjet dritëlarë.
Po vjen larg-o nga Filati, nga Preveza sillka plisin
Gjunjëulur rri te varri, qerpikloti ia prek sirin.
Sjell një dritë nga Kalamaja ku gërmadhat flasin shqip
Borzikolu, manxuraja nuk janë vyshkur asnjë vit.
Det me mall po sjellin odat në
Drenicë e Lumëbardh
Mes janarit ditëftohtë ngrohet zemra prush i gjallë.

2.
Prek lahuta këngën çame, pragje kullash po u hapkan
Si të ishte vello dasme kuqëluar mes bajrakëve.
Vjen një frymë Çamërie çel lulëkuqet mbi mermer
Fjalë nga gluhë Perëndie si behar mes dimrit sjell.
Na ndan thela bakllavaje në Gjilan e në Prishtinë
Sjell flamur e abetare, amanetin që s’u thinj.
Sup më sup lisnojnë urime bash si dora kur prek dorën
Gur i pragut na zgjon dhimbje, mall i gjyshit thinjka botën.

3.
Jemi bashkë ku flakron Flaka, gju më gju si ulen burrat
Paska ardhur Osman Taka, Bacë Jusufi po i hap kullat
Kuqon lulja bjeshkatore tek nis vallen vajza çame
Si të ishte valë nga Joni, sikur shkelte mbi petale.
Pret lahuta këngën çame si të ishte eho bjeshke
Si të ishte fjalë piskame si një det i dalë prej zemre
Çamëria shamiblertë vjen te pragu të puthë bjeshkën
Ndër janar ku zbardhet kreshta të bekojë vite dhe shekuj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi