Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN

Shko poshtë

VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN Empty VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 24, 2012 10:40 pm

VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN Visar_Zhiti
VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN

VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN 247625_1895074708804_6862708_n



VISAR ZHITI:ELEGJIA IME PËR ALI PODRIMJEN U3_aliup

nuk mund të vdiste Podrimja në Kosovën tij,
s’e linte toka këtu të shtrihej, as të mbyllte sytë,
gjithnjë në këmbë,
klithmë jete gjithnjë
nëpër beteja shpirti,

me vështrim shqiponje
e flatra të rënda ere,

Toka Dardane nën hapat e tij si nën ledhatime dashurie,
Deti Jon avitej si frymëzimi i tij
me dallgë të bardha si me kuaj dasmash,
që i çuam në luftë
dhe Lumi i tij,
ditën i errët dhe i përzishëm,
kurse natën plot me shkëlqime parajse,
që lidhte zërin me ecjen,
ëndrrën me rrugën, jetën me vdekjen
si birin me atin,

ikën Ti, burrë i magjepsur dhe befas bëhesh fëmijë,
veshur me këmishë yjesh…

* * *
po ku ikën Ti, që s’ikën kurrë, Vëlla i shtrenjtë,
Vëlla i madh, Bard i shenjtë?
Nuk shkulesh dot se je zemër me rrënjët në gur,
je gur me rrënjët në zemër,
je rrënjë jete mes eshtrave të epokave
në Hijen e Tokës,

je kohë pavdekësie në një thirrje.

* * *
atëhere ku shkoi shpirti yt? Ku ishte?
Mos vallë sipër zjarreve, kur digjeshin Prizreni, Kruja?
Ende më thellë endej si re sipër një si Troje, që
u bë më e pamposhtur kur s’ishte më,
kërkonte shpirti dardanin Enea, ikte ai me atin mbi kurriz.

Shpirti i Eneas kërkonte trupin Tënd, e di,
ma kanë thënë perënditë tona në Tomorr,
të njihnin, ti u ngjite atje, të pritën dhe ndanë bukën me Ty.

Ecje Ti, Vëlla i perëndive, Baba Ali,
me Kosovën mbi shpinë,
me Lumin prej dore
dhe s’duhej të vdisnin as Lumi, as Kosova, as Ti,
as perënditë. Binin shigjetat, por Ti me ç’magji
i ktheje në rreze dielli?

* * *
ky dardan i zhveshur që kishte ndalur në Butrint, ishe Ti,
me shkëmbinjtë mburojë e krahët shpata,
ngule një gur tjetër në Çamëri mes hirit,
me fjalët e Tua të forta sa guri,
lexove poezinë e fundit në Sarandë. Që të të përqafonin,
u krijuan menjeherë gjire të tjerë të kaltër. Ti shikoje
detin, atje ku mbështetej Naimi, tek ai ulli i moçëm,
që befas bleroi prej Teje.

Nga duart e Tua dilnin pulbardha…

* * *
Vëllai ynë i madh, bard nga Gjakova,
me Gjak klithmash në buzë,
me himnin e lirisë në ballë
për luftëtarët e Tu,
plagët e tyre i vure të gjitha në trupin Tënd,
të dhimbnin,
me ujin e Lumit tënd i qetësoje,
dole nga vorbullat e vdekura i gjallë,

shtatore lirie lakuriq,

krenar dhe i përunjur prej dhëmbjes,
i ndershëm dhe i madhërishëm prej dëshpërimit,
me këngën që edhe ujqit i bënte miq të zbutur,
ndërsa ajri përreth shndërrohet në mermer të bukur
që qan.

Na mbytën lotët pa Ty. Ti s’na duhesh varr,
kur dhe varret e tjerë i kishe hapur dhe
vdekjet i bëje jetë,
skeletin e kujtesës tonë e mbushje me mish e gjak nga Yti, me metaforat
e Tua dhe po harroje veten, baca Ali,
ku po shkoje ashtu, në ç’hutim, nuk duroje,
doje të ishe njëkohësisht në shumë vende dhe asgjëkundi,
me të gjithë, dhe me ata që s’janë e s’kanë ardhur ende,
Mik i perëndive,
Ti, që na tregoje rrugët
nga duhej të kalonim.
Ti, që në flamujt tanë, të vjetër e të rinj,
kishe venë krahun Tënd si shtizë.
Mos ik! Ku shkove ashtu, në ç’pyll nate të huaj?
Kush të thirri aq larg? Lumi? S’e mbajnë dot brigjet,
i shtyu si anët e arkëmortit. Kishte ardhur Lumi, që krijove Ti,
e hape burimin me thonj...

* * *
Doje që të shlodhëshe gjetiu, tutje, matanë jetës,
se toka Jote dhe jeta Jote nuk të linte të shtrihëshe,
të mbyllje sytë,
Udhëtar i dashuruar,
gjithmonë në këmbë, i zbathur si dëshirat
në të kremten e poezisë,
sy-hapur si koha.

Lumi Yt rridhte poshtë flokëve të Tu, sillte zëra,
dilnin shtojzavalle, pasqyra hënash të thyera,
bari i njomë si gishtrinj fëmije, të ndillte të tretëshe aty,
kush të thirri prapë, yjet ngecnin mbi qerpikë,
stërkala ujrash sikur shkundeshin psherëtima të argjenda,
Lumi, i lumi Ti, u ngjir së thirruri

deri sa të mori me vete.

Po Ti s’mund të jesh varr në tokën tënde, jo,
veçse epos i ri nëpër erën e thinjur që fryn dhe fryn,
sjell frymën tënde të fundit që të mos vdesë
AtDheu, - e shkruajta si Ti dhe po shtoj
në nderimin Tënd, emrin e lashtë, që e vije në fund:

Ulpianë, më 23.07.2012
VOAL





VISAR ZHITI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi