Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë

Shko poshtë

Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë Empty Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 24, 2012 11:34 pm

Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë


Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë Nishani-presidence24

Nishani merr Kushtetutën: Betohem! Zoti më ndihmoftë
24 korriku shënon rotacionin presidencial në Republikën e Shqipërisë. Nga kjo datë tashmë është Bujar Nishani presidenti i Republikës për 5 vitet e ardhshme. Me dorë në Kushtetutë ai u betua para Kuvendit, u duartrokit nga i gjithë spektri politik, krerët e institucioneve kushtetuese, trupi diplomatik e të ftuarit e tjerë.


“Sot u betova mbi Kushtetutë për të respektuar ligjet e lirinë e interesat e qytetarëve të vendit tim. Këtë detyrë po e marr përsipër në 100 vjetorin e Pavarësisë. Rruga jona nuk ka qenë e lehtë, por e mbushur me sakrifica dhe herë- herë me pengesa, por së fundmi ia kemi dalë të jemi në rrugën e duhur. Gjatë 20 viteve të fundit kemi pasur një Shqipëri më të mirë, më të lirë, më demokratike e më të zhvilluar ekonomikisht. Sot Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Sot liria jonë është e sigurt”, u shpreh Presidenti Nishani.


Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë New%20president%20Bujar

Në një moment të rëndësishëm reformash që afrojnë vendin tonë me standardet europiane, Bujar Nishani garantoi mazhorancën aktuale dhe atë që do të dalë nga zgjedhjet e vitit 2013 për konsultim e bashkëpunim për zgjedhjen e anëtarëve të organeve kushtetuese. Kjo pasi reforma në drejtësi duket basti kryesor i presidencës së tij 5 vjeçare.
“Presidenti në përmbushje të detyrave të tij kushtetuese ka një angazhim të rëndësishëm për të realizuar reformën në fushën e drejtësisë. Për fat të keq ne aktualisht kemi një raport të theksuar mosbesimi mes qytetarëve dhe sistemit të drejtësisë. Rivendosja e këtij besimi do jetë matësi dhe vlerësuesi më i mirë i këtij sistemi. Ofroj gjithë vullnetin e presidentit, në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë në përzgjedhjen e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese. Institucioni i Presidentit do të garantojë se vlera e lartë e dekretit presidencial t’iu kushtohet vetëm atyre prokurorëve që kanë garantuar vlera të larta dhe integritet moral e profesional” , vuri në dukje Nishani, sa i takon kësaj çështje.


Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë Ceremonia%20e%20betimit1
Kreu i ri i shtetit ka theksuar nevojën e heqjes së imunitetit, duke nxitur palët që të ndjekin shembullin e miratimit të reformës zgjedhore. Nishani premtoi se do të jetë president mbi palët dhe shprehu besim se Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat
“12 përparësitë e përcaktuara në opinionin e Komisionit Europian. Një seri rezultatesh pozitive janë arritur. Dëshiroj të përfitoj nga rasti për të shprehur vlerësimin për konsensusin e arritur për reformën zgjedhore dhe mirëpres aktin e heqjes së imunitetit si një akt të barazisë pra ligjit. Dëshiroj të konfirmoj gjithë vullnetin për të qenë partner i sinqertë për mazhorancën dhe opozitën. Institucioni i presidentit do i ketë të hapura dyert e tij për mazhorancën dhe opozitën për shkëmbimin e pikëpamjeve dhe për bashkërendimin e qëndrimeve të përbashkëta”, garantoi Presidenti.
Pas këtij momenti gjithçka u zhvendos në institucionin e Presidencës, aty ku presidenti Nishani u prit për disa minuta në zyrë nga presidenti në ikje Topi. Më pas të dy dolën tek hyrja kryesore e presidencës. Në këto momente u luajt himni kombëtar, shoqëruar nga gjëmimet e topave, plot 21 të tilla. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i dorëzoi presidentit Nishani Kushtetutën e vendit, ligjin që e detyron atë tashmë të jetë përfaqësuesi i unitetit të popullit
Në një tjetër mesazh publik si kryetar shteti Nishani, iu drejtua një mase më të gjerë, teksa e vlerësoi këtë detyrë si përgjegjësinë më të madhe të jetës së tij dhe shprehu angazhimin për përmbushjen e saj me dinjitet, me ndihmën e Zotit.
Presidenti Nishani u shpreh me nderim e përulje ndaj veprës së rilindasve tanë, patriotëve të Lidhjes së Prizrenit, burrave që nën udhëheqjen e Ismail Bej Vlorës përjetësuan flamurin e kombit dhe shtetit tonë të pavarur, përpjekjeve të Mbretit Zog i Parë për konsolidimin e shtetit shqiptar, dhe ndaj sakrificave të bëra në luftën për çlirim, që nderuan kombin tonë. Presidenti pati një adresim dhe ndaj bashkëkombasve në trevat tjera shqiptare, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Malit të Zi, dhe të diasporë.
Pas kësaj fjale presidenti Nishani, përcolli Bamir Topin i cili u largua nga presidenca. Ceremonia vijoi me pritjen koktejl, ku presidenti Nishani dhe bashkëshortja e tij kanë pritur dhe marrë urimet nga gjithë të ftuarit. Kryeministri Berisha, kryetarja e Kuvendit, kryetari i Partisë Socialsite Edi Rama, krerë të institucioneve kushtetuese, deputetë, ambasadorë, përfaqësues të komuniteteve fetare takuan gotat me presidentin dhe i uruan suksese në detyrën e tij
të re.
Policia masa për ceremoninë zyrtare para Presidencës

Policia e Kryeqytetit njofton se ka marrë të gjitha masat për për mbarëvajtjen e zhvillimit normal të ceremonisë zyrtare para Presidencës në Tiranë. Në deklaratën e shpërndarë për mediat njofton se: “Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, ka marrë një sërë masash organizative në drejtim të sigurimit të rendit dhe qetësisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të kësaj ceremonie zyrtare”- thuhet në deklaratën e policisë, ndërkohë që fton të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre, lidhur me bllokimin e segmenteve rrugore:
Rrugët që do të bllokohen gjatë ceremonisë zyrtare:
Duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” duke filluar nga Ura e Lanës deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë.
Duke filluar nga ora 06.00 – 22.00 e datës 24.07.2012 ndalohet parkimi i automjeteve në të dy krahët e rrugës “Abdyl Frasheri” duke filluar nga bulevardi “Dëshmoret e Kombit” deri tek kryqëzimi i rrugës “Ibrahim Rugova” (Librit Universitar).
Po ashtu lutemi qytetarëve për mosparkimin e automjeteve në Sheshin “Nënë Tereza” Tiranë.
Duke filluar nga ora 17.00 – 22.00 e dates 24.07.2012 ndalohet qarkullimi i automjeteve përgjatë Bulevardit “Dëshmoret e Kombit” duke filluar nga Hotel “Rogner” deri tek sheshi “Nënë Tereza” Tiranë.

Ceremonia e betimit, Bujar Nishani Presidenti i Shqipërisë Nishani-presidence25
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi