Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vullnet Mato:FJALËT E TË NGUJUARIT

Shko poshtë

Vullnet Mato:FJALËT E TË NGUJUARIT Empty Vullnet Mato:FJALËT E TË NGUJUARIT

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 25, 2012 10:14 am

Vullnet Mato:FJALËT E TË NGUJUARIT 370823_1568334934_527605528_n


Vullnet Mato

FJALËT E TË NGUJUARIT

Në buzët e tua, Rudinë,
kam vdekur dimër - verë,
po ti më ke dhënë shpirtin,
të duroj ngujimin përherë.

Në gjirin tënd, Rudinë,
kam pirë duke qënë burrë
dhe më ke dhënë shërimin
për të mos u sëmurur kurrë.

Në duart e tua, Rudinë,
vij netëve nga larg shtëpisë
më ushqen damarët e gjakut,
t’i rezistoj gjatë fshehtësisë.

Në trupit tënd Rudinë,
shartuam të dy degëzimin,
dhe lidhëm bashkë lastarët,
t’i ruajmë fisit blerimin.

Tani e tutje, moj Rudinë,
në më vrafshin befasisht,
kam rilindur nga barku yt,
i pavdekshëm përjetësisht!...



Vullnet Mato:FJALËT E TË NGUJUARIT 378341_3419082366998_1553761626_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi