Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - AJO ISHTE NJË VAJZË E VOGËL – Fragment

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - AJO ISHTE NJË VAJZË E VOGËL – Fragment Empty VIKTORIA XHAKO - AJO ISHTE NJË VAJZË E VOGËL – Fragment

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 25, 2012 7:11 pm

VIKTORIA XHAKO - AJO ISHTE NJË VAJZË E VOGËL – Fragment

VIKTORIA XHAKO - AJO ISHTE NJË VAJZË E VOGËL – Fragment 274781_100000525636701_1660095843_n
Fragment nga romani “MOS M’I VRIT ARINJTË E BARDHË”

-Përsëri je futur aty, moj bijë? - Babai zgjati kokën poshtë tryezës. G, e shtrirë përmbys mbi postiqen e bardhë, po vizatonte një zog. Tani ata banonin në një shtëpi të re e të madhe. Babai vinte nga një fshat jugor me shtëpi dykatëshe, me patoz për kafshët, me kopsht të madh ku lulëzonte pjergulla, me një arë, larg banesës. Nuk mund ta kuptonte jetën në qytet pa shtëpinë e tij. Dy dhomat e vogla, pronë e së vjehrrës, nuk mjaftonin për familjen e madhe. Tani kishin katër dhoma. Gjyshebabai, motra e madhe E, dhe G. flinin në një dhomë. Po G. së vogël i pëlqente të rrinte pranë babait në dhomën e ndenjjes. Ajo kishte zgjedhur vendin më të patrazuar, poshtë tryezës, dhe aty priste babain të kthehej nga kopshti. Atë të shtunë pasdite, babai, u muar gjatë me pastrimin e kopshtit nga gurët e shumtë, po G. priste e qetë ardhjen e tij në dhomë. Gjyshemamaja pasi erdhi rrotull në heshtje duke vënë çdo send në vendin e vet, doli jashtë që të merrej me punën, që vetëm ajo dinte ta bënte. Mbushte mangallin e teneqejtë me tallash druri, të cilin shkonte vetë ta merrte në zdrukthtarinë, që nuk ishte edhe afër. Ruante dy copë dërrasa të vogla, që i shërbenin si kanal frymëmarrjeje për ndezjen e zjarrit. I vendoste në formë ele nga deriçka e vogël e mangallit gjer lart. Të gjithë hapësirën e mbushte me tallash, dhe pasi e ngjeshte fort me duart e saj gjysmë të paralizuara që nga rinia, hiqte dërrasat me kujdes, njërën nga deriçka, tjetrën nga lart. Hapësira që mbetej, në formë ele, ishte rruga e zjarrrit, të cilit i vihej shkrepsja nga deriçka. Ai vazhdonte të digjej nga zemra e mangallit drejt periferisë, duke zier kazanin me rroba që mamaja do ta vinte mbi pirustinë e lartë, pa dëmtuar mangallin. Mamaja akoma nuk kishte ardhur nga puna. Pasi t’i bënte banjë edhe vëllait të vogël, ajo do të bënte gati ndërresat për t’i zier. Gjithçka e gjente gati nga duart e nënës së saj.

VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)


VIKTORIA XHAKO - AJO ISHTE NJË VAJZË E VOGËL – Fragment 409745_485541211473396_536273753_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi