Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

VIKTORIA XHAKO - NË KLASËN TONË - Poezi

Shko poshtë

VIKTORIA XHAKO - NË KLASËN TONË - Poezi Empty VIKTORIA XHAKO - NË KLASËN TONË - Poezi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 25, 2012 7:20 pm



VIKTORIA XHAKO - NË KLASËN TONË - Poezi 274781_100000525636701_1660095843_n


VIKTORIA XHAKO - NË KLASËN TONË - Poezi
Modestisht për poetin e madh ALI PODRIMJA

Pa trokitur u fute në klasën tonë,
Nën sqetull mbaje një tufë poezi,
Me tëndin shikim të butë, të ngrohtë,
Ëmbël preke sytë e nxënësve të mi.

Me ndrojtje lexova vargjet e tua,
Ti veten prezantoje para nesh,
“Unë, biri yt, Kosovë,” komentova...
Dhe ti i yni u bëre për jetë.

Në glob janë shpërndarë nxënësit e mi,
Mbase takim s’do të ketë ndonjëherë,
Por emrin shqiptar me vete kanë marrë,

Dhe vargun tënd,
Me krenarinë e shqipes,
Në zemër kanë mbjellë.


E diel 22 korrik 2012 ora 23:45
VIKTORIA XHAKO
(ZHORZH SAND)


VIKTORIA XHAKO - NË KLASËN TONË - Poezi 483207_484611751566342_413613892_n

VIKTORIA XHAKO - NË KLASËN TONË - Poezi Jetmir_Idrizi__Ali_Podrimja__471159
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi