Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

LDK-ja synon t’ia marrë “donacionin” Jahjagës

Shko poshtë

LDK-ja synon t’ia marrë “donacionin” Jahjagës Empty LDK-ja synon t’ia marrë “donacionin” Jahjagës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 26, 2012 11:11 am

LDK-ja synon t’ia marrë “donacionin” Jahjagës

LDK-ja synon t’ia marrë “donacionin” Jahjagës F1_26ldk-jpg1343286314

Prishtinë, 26 korrik - “Atifetja nuk duhet të harrojë se postin e ka donacion. Ne e kemi shndërruar atë nga një qytetare e rëndomtë në njeriun e parë të shtetit. Prandaj tash ajo duhet të tregohet burrëreshë dhe të japë dorëheqje”, ka thënë nënkryetarja e LDK-së, Teuta Sahatqija.

Drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës konsiderojnë se liderët institucionalë e partiakë nuk e kanë për obligim që t’i respektojnë vetëm ligjet, por edhe ta ruajnë nderin dhe burrërinë e tyre. E këto tipare të njeriut, sipas tyre, ruhen duke u dalë zot fjalëve të dhëna, qoftë me gojë, qoftë në formë të shkruar.

E ata që nuk u qëndrojnë mbrapa zotimeve paralajmërohen se mund të vishen me etiketën “i pafytyrë”.

Predispozitat për të marrë të tilla mbishkrime nga LDK-ja aktualisht i kanë Hashim Thaçi, Behgjet Pacolli, Atifete Jahjaga dhe ambasadori amerikan, Chris Dell.

Të katërtit janë thirrur nga LDK-ja që ta përmbushin marrëveshjen e prillit të vitit të kaluar, mbi bazën e së cilës vendi doli nga ngërçi institucional dhe në krye të shtetit erdhi “përkohësisht” Jahjaga.

Gjatë një mbledhjeje që ka mbajtur Kryesia e kësaj partie të mërkurën është nxjerrë përfundimi se Marrëveshja e treshes Thaçi-Mustafa-Pacolli, e dëshmuar nga ambasadori Dell, dhe e pranuar si e tillë nga presidentja Jahjaga, nuk ka asgjë të bëjë me aktgjykimin që ka nxjerrë Gjykata Kushtetuese mbi amendamentet kushtetuese të propozuara nga Komisioni ad hoc parlamentar.


Gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi