Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Telegrame ngushëllimi nga Polonia, familjes Podrimja dhe popullit Shqiptar‏

Shko poshtë

Telegrame ngushëllimi nga Polonia, familjes Podrimja dhe popullit Shqiptar‏ Empty Telegrame ngushëllimi nga Polonia, familjes Podrimja dhe popullit Shqiptar‏

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 26, 2012 4:50 pm

Telegrame ngushëllimi nga Polonia, familjes Podrimja dhe popullit Shqiptar‏ 0_200x300_images_stories_2012_ali-podrimja

Telegrame ngushëllimi nga Polonia, familjes Podrimja dhe popullit Shqiptar‏


Përkitazi me vdekjen tragjike të poetit më të madh shqiptar, prozatorit dhe eseistit Ali Podrimja, në emër timin dhe në emër të qarqeve letrare të qytetit të Raciborz-it ngushëllime më të thella familjes së të ndjerit dhe qarqeve lettrare dhe popullit shqiptar të Kosovës dhe të Shqipërisë. / Jan Michal Stuchly, poet dhe piktor





* * * * *
Lajmi i hidhur për humbjen e pakompensueshme të mikut dhe poetit tonë të madh Ali Podrimja jehoi trishtueshem jo vetëm në Kosovë, Shqipëri dhe diasporën shqiptare në botë, po edhe në qarqet intelektuale letrare të Polonisë. Znj. Ewa Lipska, në mes tjerash edhe Laureate e Çmimit të nderuar "Kepi i Shpresës së Mirë" në Kosovë, në emër të Pen Club-it të Polonisë dhe të Shoqatës së Shkrimtarëve të Polonisë shkroi ketë tekst ngushëllimi për poetin tonë Aliun, vepra e të cilit dy herë është e përkthyer edhe në polonisht.

Përkulem me nderime para Hijes së Tij të ndritshme, të Mikut tim të Madh, Aliut.. /Mazllum Saneja /Varshave, 26 korrik 2012



* * * * *
Me dhembje të thellë mora lajmin tronditës për vdekjen e Ali Podrimjes, poetit të madh shqiptar, me të cilin shumë herë pata nderin dhe rastin të takohem. Për të fundit herë u takuam në Venedik me rastin e solemnitetit poetik, që u mbajt për nder të Noblistit tone Czeslaw Milosz. Ali Podrimja ishte dhe është një poet i njohur i përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe, njëherazi një njeri modest, i drejtpërdrejt dhe komunikativ. Një kohë të gjatë do të na mungoj, po fatbardhësisht përgjithnjë na ka mbetur poezia e tij, ku gjithnjë do të kthehemi për t'i lexuar. / Ewa Lipska, Poloni
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi