Mark Simoni:Ali Podrimja, vdekja misterioze në Francë, ku humbi edhe djalin 10-vjeçar
Faqja 1 e 1

Ali Podrimja, vdekja misterioze në Francë, ku humbi edhe djalin 10-vjeçar
Mark Simoni
Ali Podrimja vdiq më i përhumbur se çdo herë tjetër, pas imazhesh, temash dhe motivesh. Por edhe duke shtegtuar e shkuar prej tridhjetë vjetësh mbrapa rrjedhës së lumit të kujtimeve për Lumin e tij të vogël, që u shua pikërisht atje. Sa shumë mistikë në fatin që i lidhi babë e birë. Çfarë qe ajo kambanë që e thirri Ali Podrimjen, pikërisht atje në Paris, bash në muajin korrik, fiks pas tridhjetë vjetësh. Po të qe Lumi në këtë jetë do të ishte tamam dyzet vjeç, po në atë moshë që kishte Ali Podrimja kur vdiq Lumi. Në Parisin e largët, në korrikun e zi të të birit, në të njëjtën moshë me Lumin.
Poeti thotë te “Lum Lumi”, “…Të kam thënë: Ai në hapësirë, atje larg, jam Unë… /…Ta sosim këtë ditë deri në fund, Lum Lumi im.”
Madje edhe në vdekjen e fëmijëve të shkrimtarëve të tjerë ka shumë koincidenca dhe elemente mistike që lidhin fatet e bijve me prindërit e tyre shkrimtarë. Po të merresh me metaletërsinë, e të hysh në detaje te jetët që kanë ndikuar veprat e shkrimtarëve, has përkime, koincidenca, ngjarje të rastësishme, por që përputhen në mënyrë të frikshme me njëra-tjetrën dhe me fatet njëkohësisht.
Çfarë qe ajo kambanë që e thirri Poetin Ali Podrimja. Vetëm veshët e tij e kanë dëgjuar, dhe të askujt tjetër, sepse ata tinguj vijnë nga një korridor që e njeh vetëm ai dhe nga një hapësirë që e ka përshkuar prej kohësh vetëm Ali Podrimja. M’u kujtua “Për kë bien këmbanët”, dhe filozofia se sa herë bie një kambanë nuk ka vdekur thjesht dikush, por ka ikur dhe diçka prej secilit. Dhe nga Ali Podrimja ka dyzet vjet që ka vdekur një pjesë e jetës së tij. Ashtu si te “Gungat e kopshtit” e Buzzati, që sa herë vdes dikush ngrihet në kopsht një gungë si dheu i një varri. Bash në kopsht, pak përtej dritares së odës së vet, e pati varrosur të birin poeti i madh Carducci (me të njëjtin fat të zi si Podrimja), dhe e shkruan dhimbjen në poezinë e famshme “Vaji i hershëm” (“Cirka” 1936). Një fatkeqës tjetër, Giussepe Ungareti shkruan poezinë “Thërrisje, po mbytem”. Poeti ka parë një herë në ëndërr të birin, Antonin 9 vjeç, që i thotë “Jam në qiell baba, në një qiell më të kaltër se ai i tokës që shohim çdo ditë.” Këtë e ka thënë Ungareti në një intervistë, kur fliste për gjendjet paranormale, pa e ditur se jo shumë vonë do të sëmurej Antonio i vogël. Ungareti shkruan: “Asht tepër i kaltër ky qiell jugor,/ E tepër yje e mbushin,/ E mbushin, por për ne i afërt asnjëri.” Poetin Ndoc Gjetja, kur u sëmur, mjekët e rekomanduan të përdorte vetëm shegë, frutën e vetme që shijonte i biri kur qe gjallë. Dhe kjo më kujton “Shega e kopshtit”, një poezi që pati një anomali në përcaktimin se kush qe autori. Dhe kjo anomali nuk erdhi vetëm se Hilë Mosi përkthente vazhdimisht Carduccin, dhe erdhi një çast kur nuk u mor vesh nëse kjo poezi qe e njërit apo tjetrit, por si poetit italian dhe Hilë Mosit i pati rënë i njëjti fat i keq, i kishte vdekur djali i tij i vetëm. “Se ai që ty t’plehnojti,/Që aq fort t’gjallojti /Moj shegë/Sot kalbet n’dhetë…”. Hilë Mosi i është lutur sa herë Zotit të mos e kishte fatin e Poetit italian dhe atë dhimbje të madhe të tij. Por pikërisht ajo e gjeti, fati qe i pamëshirshëm, dhe vuajtja qe shumë më e madhe. Dhe pikërisht në kopshtin e shtëpisë së vjetër të Rreshpja-ve, ka qenë një shegë e moçme, të cilën thuhej se e pati mbjellë vetë Hilë Mosi. Ma ka thënë vetë poeti i madh Frederik Reshpja. Dhe ai shkruante për vajin e tij në ditën e vdekjes (që në gjallje, kur thoshte se “Unë do të vdes në shkurt”), (e vërtet vdiq po në atë muaj). Rreshpja shkruan: …”Qante mbi mua nëna ime,/Shën Mëria ime,/Ave nëna ime …”. Çajupi te “Vajet” shkruan i dërmuar dhe tërë dhimbje, me atë përkorjen e tij: “Doje dritë o diell/More dritën time…” Nga biografët e tij kemi mësuar për ankthet që e kaplonin Poetin kur bëhej fjalë për shëndetin dhe jetën e të birit, sikur diku qe fshehur pasiguria e jetës së Stefanit të tij. Ernesto Sabato shkroi librin “Ndoshta fundi”, për djalin e tij që i vdiq në moshë fare të re, Jorge Federikon. Kritika botërore shkruan se në këtë libër “ndihej lodhja, pikëllimi dhe vetmimi i tij”, ai pikëllim, të cilin Sabato duket si një profet që e ka parashikuar prej kohësh, thekson një studiuese e letërsisë amerikano-latine. Një nënë shkrimtare, një fatzezë është dhe Izabel Aliende, që librin “Paola” e shkroi për vajzën e saj të mjerë që vdiq fare e re. Në një intervistë dhënë në Amerikë, shkrimtarja thotë se atë libër e ndiente se e pati shkruar prej kohësh, shumë më herët se Paola të binte në shtrat. “E kam ndjerë se e kisha një libër të tillë brenda vetes, dhe se një ditë fati do të më shtynte ta shkruaja medoemos.”. Një mjek i pati thënë shkrimtares Daniell Still për djalin e saj Nik Traina se, nëse “ajo do të bënte të mundur që djali i saj do të kapërcente të tridhjetat, do të qe me fat dhe jetëgjatë. Të bënte çmos, mbasi fati i parathënë tregonte se Niku do të vdiste fare i ri”. Këtë rrëfen në romanin autobiografik “Një Yll i paharruar” shkrimtarja. Mundimin e tmerrshëm të saj për ta bërë të birin tridhjetë vjeç. Por s’qe e thënë, ajo nuk ia arriti dot, vdekja e të birit e mundi luftën e Danjell. Fundja e fundit qe një thirrje e verbër e kahershme që e pati lajmëruar nënën shkrimtare të bënte çmos. Kitaristi i famshëm Erik Klepton priste të takonte për herë të parë të birin, Konorin katër vjeçar, diku në një banesë fare pranë hotelit ku patën mbërritur djali i vogël me të ëmën. Banesa ku priste Klepton qe godina ku ai kompozoi këngën e parë të tij. Dhe pikërisht në atë banesë, ashtu duke pritur me mall, mori lajmin se Konori i vogël, duke ardhur nga hoteli për tek i ati, pati rënë nga kati i 53. Kënga e trishtueshme “Lot në parajsë” është pikërisht për Konorin që nuk mbërriti kurrë tek i ati dhe nuk e pa asnjëherë atë. “Gruaja që i arratisej lajmit të keq”, i shkrimtarit izraelit David Grosman (botimet “Dudaj”), ka po ashtu ngjarje me ngarkesë të tillë, vdekjen e birit 21 vjeç në luftë. Po ashtu fati i parathënë, ndjesia e keqe për atë çfarë do të ndodhë, përshkon romanin e Grosman skaj e në skaj.
Shkrimtari krijon realitete dhe jetë paralele, bën modele, kuron histori e ngjarje nga më magjiket, është një perëndi në vete, por dhe ai e ka dobësinë e vet, pjesën e tij të mjerë, dhe e bart tërë jetën me vete mallkimin e fatit. Aq sa është i zoti të luajë me të, po kaq është i vobektë e delikat kur i bie risku për ta përballuar. Ali Podrimja qe njëri prej tyre, i shituar nga vdekja e të birit, i vrarë prej mallit dhe letërsisë së shkruar për të.
Festivali “Zëri i Mesdheut”, homazh për Podrimjen
Autoritetet lokale të qytetit Lodeve, ku po zhvillohej festivali i poezisë, “Voix de la Méditerranée”, nën organizimin e Kryetares se Komunës Marie -Christine Bousquet, dje në mesditë zhvilluan një tubim përkujtimor ku u ndezën qirinj në qendrën e qytetit për nder të poetit Ali Podrimja si dhe disa aktivitete të tjera pasuese.
MAPO

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Berat: Babai 65 vjeçar vret djalin e tij 36-vjeçar
» Haxhiu: Policia ma shqetësoi djalin 2 vjeçar
» Mark Marku: Pse e humbi debatin televiziv Edi Rama
» Xhihadisti shqiptar mëson djalin 4 vjeçar të shtijë me kallashnikov i (Video)
» Thaçi merr edhe djalin me vete në New York

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi