Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fëmijët që kërkojnë lëmoshë mbesin shqetësim

Shko poshtë

Fëmijët që kërkojnë lëmoshë mbesin shqetësim Empty Fëmijët që kërkojnë lëmoshë mbesin shqetësim

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 29, 2012 12:59 pm

Fëmijët që kërkojnë lëmoshë mbesin shqetësim


Fëmijët që kërkojnë lëmoshë mbesin shqetësim Lypesa
Numri i shumtë i fëmijëve të cilët kërkojnë lëmoshë është brengë për shoqërinë tonë, thonë qytetarët. Fëmijët arsyetohen se mungesa e kushteve elementare për jetë i detyron ata të zhvillojnë këtë veprimtari.

Viteve të fundit vërehet rritje numrit të personave të cilët tërë ditën e kalojnë në rrugë ose kafene duke kërkuar lëmoshë. Njëri nga fëmijët që çdo ditë e ushtron këtë veprimtari tregon arsyen. Ai thotë se po lyp para për buka.

Një situatë e tillë është shqetësuese dhe nga ta është vështirë edhe të drekohet, thotë Drita Berisha, banore e Prishtinës.

“Me të vërtet jo një kafe po fare pa pi asgjë, na duket se diçka po na ngulfat frymën në fyt për shkak të soditjes se këtyre fëmijëve nëpër rrugë”, thekson ajo.

Ndërsa, të rriturit që kërkojnë lëmoshë, jo që kanë frikë nga Policia e Kosovës, por ata kanë një hallë tjetër.

“Valla nga Shqipëria qeta na morën në qafë se policia na kanë thanë për juve s’ju kishim nguc po qeta të Shqipërisë na mbyten na mbyten”, thotë një lëmosh-kërkues.

Kjo veprimtari është e njohur edhe për zyrtarë të Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Kjo është një ndër format që me të vërtet është shumë shqetësuese kohëve të fundit. Unë e kamë ngritë këtë çështje edhe e them prapë është formë shqetësuese që është duke marrë përmasa të kësaj kategorie”, thekson Behxhet Gaxhiqi, këshilltar i ministrit.

Se sa është efektive policia e Kosovës, në parandalim të kësaj veprimtarie, morëm përgjigje nga Faik Fejzullahu, koordinator regjional në komunitet për parandalim të fëmijëve.

“Kur ne dalim e bëjmë largimin e personave ata me siguri e shohin parandalimin tonë edhe largohen ne momentin e caktuar edhe shumë here janë prind me fëmijët e tyre do të thotë ata i detyrojnë ata te kërkojnë lëmoshë”, tha ai për transmetuesin publik.

Gaxhiqi, nga ministria e punës tha se janë duke punuar strategjinë rreth hulumtimit të faktorëve që qojnë deri të kjo veprimtari, ndërsa për disa nga qytetaret premtimet e zyrtareve institucional në këtë drejtim kanë mbetur vetëm premtime.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi