Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MAJLINDA KELMENDI FITON, SAPO KA MUNDUR KUNDËRSHTAREN E PARË

Shko poshtë

MAJLINDA KELMENDI FITON, SAPO KA MUNDUR KUNDËRSHTAREN E PARË Empty MAJLINDA KELMENDI FITON, SAPO KA MUNDUR KUNDËRSHTAREN E PARË

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 29, 2012 1:03 pm

MAJLINDA KELMENDI FITON, SAPO KA MUNDUR KUNDËRSHTAREN E PARË



MAJLINDA KELMENDI FITON, SAPO KA MUNDUR KUNDËRSHTAREN E PARË U3_majlindaf
Xhudistja nga Kosova, e cila mbron flamurin e Shqipërisë, në “Londra 2012”, e nis mbarë. Ajo sapo ka mundur kundërshtaren e parë Jaana Sundberg nga Finlanda. Sfida e radhës për Majlindën do të jetë Christianne Legentil nga Mauritiusi

Majlinda paraqitet në kategorinë gjysmë të lehtë(48-52 kg), e ku përballë do të ketë xhudistet më të mira në botë, si japonezen Yuko Nishida, e cila është xhudistja më e mirë në botë. Sportistja nga Peja është shumë e favorizuar për të fituar një prej medaleve olimpike, sidomos medaljen e bronztë, pasi konkurentja e vetme serioze është japonezja Nishida.

Majlinda Kelmendi prezantohet nën flamurin e Shqipërisë pasi Kosova nuk është pjesë e Familjes Olimpike.
Ndërkohë që dje dy përfaqësuesit e ekipit olimpik shqiptar në Lojërat Olimpike në Londër 2012 kanë zhgënjyer duke arritur rezultate shumë të dobëta. E para që ka garuar ka qënë Noel Borshi në stilin 100 metra flutur në orën 10:31. Borshi ka garuar në baterinë e parë duke dalë e para midis dy konkurenteve të saj me kohën 1:05.49 , por kjo nuk ka mjaftuar për t'u kualifikuar në gjysmëfinale duke u eleminuar në fazën kualifikuese. Theskojmë që Noel Borshi nuk ishte përgatitur për të garuar në një disiplinë të tillë, 100 metra flutur, por në 50 metra flutur.

Si pasojë e mosëmarrëveshjes midis Komitetit Olimpik Shqiptar dhe Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Noel Borshi përfundoi në disiplinën e 100 metrave flutur. Ndërsa sportisti tjetër i ekipit olimpik shqiptar në Londër, Arben Kuçana garoi në orën 12:00 në disiplinën e 10 metrave pistoletë ajër. Kuçana nuk realizoi pritshmëritë në garën e parë duke mos arritur të kualifikohet në finale. Në garë merrnin pjesë 44 shtete nga i gjithë globi. Shqiptari arriti të pozicionohet në vendin e 20 pas performancës së tij duke mos shkuar më tej. Në finale kualifikoheshin tetë sportistët që kishin arritur të siguronin kohët më të mira.

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi